Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimet statuore, Bozdo: Platfoma e Kadillit reflekton PD-në e viteve '90, duhet ndryshim që të kemi besimin e shqiptarëve

Ndryshimet statuore, Bozdo: Platfoma e Kadillit reflekton PD-në e viteve

Anëtari i Kryesisë së PD, Eno Bozdo është shprehur se partia ku bën pjesë ka nevojë për ndryshim. Sipas tij, pas ndryshimit, PD mund të marrë besimin absolut të shqiptarëve. Bozdo tregoi dhe se çfarë i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha në mbledhjen e djeshme të Kryesisë.

“Unë i kërkova kryetarit të partisë që të jepet sinjali që përveçse asaj që ne kemi identifikuar dhe është e vërtetë, Rama i ka përdorur të gjitha instrumentet dhe këtë ne e dimë. Kjo nuk është ezauruar si temë, nëse nuk bëjmë diçka, e njëjta histori mund të na përsëritet.

Mendoj se shoqëria shqiptare pret shumë nga PD. Unë besoj se PD mund të ndryshojë dhe këtë e ka në ADN dhe pasi të ndryshojë do të marrë besimin absolut të shqiptarëve”, tha Bozdo për "A2 cnn".

Ky i fundit komentoi edhe propozimet që u parashtruan për ndryshimet në statutin e PD. Bozdo u shpreh se platformat janë mjaft të avancuara, duke evidentuar propozimet e Kadillit. Sipas tij, platforma e anëtarit të Kryesisë, Fatbardh Kadillit reflektojnë PD të viteve '90.

“Platformat që janë shumë të avancuara, një prej tyre e zotit Kadilli, e cila reflekton atë që PD ka qenë në vitet 90. Idetë janë atje dhe nuk mund të mbyllen më në shishe, kanë dalë nga shishja.

Ne nuk mund t’i flasim fermerëve vetëm në premtime të fushatës, apo grupe të tjera të interes. PD duhet të jetë më e hapur, duhet të kuptojë çfarë kërkon shoqëria sot. Kjo parti nuk mund ta shohë këtë punë me fushatë, por të thithë të gjitha idetë që vijnë nga grupet e interesit”, shtoi Bozdo.

 

Të fundit