Flash News

Ditari i Opozitës

"Ndryshimi është në duart e tua!", Blushi: Trokasim në çdo derë për të folur me qytetarët

"Ndryshimi është në duart e tua!", Blushi: Trokasim

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka bërë me dije se vijojnë takimet e përditshme me qytetarët në njësinë 9 në kryeqytet, për tu prezantuar banorëve programin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi.

Në një postim në Facebook, Blushi u shpreh se qytetarët po e presin me padurim ndryshimin e madh.

Blushi nuk ka lënë pa përmendur edhe nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale nga Koalicioni, që do të mbahet nesër në orën 12:00 në Stadiumin “Air Albania”.

Postimi i plotë:

Vazhdojmë të trokasim në çdo zemër dhe derë më derë në Njësinë Nr. 9 për të folur sy më sy me qytetarët, për të dëgjuar hallet e tyre dhe për t’u prezantuar programin e shkëlqyer të Belind Këlliçit, që ul kostot e jetesës përmes rishikimit të taksave dhe tarifave bashkiake dhe transportit publik falas dhe modern.

Qytetarët mezi po e presin Ndryshimin e Madh dhe pas 14 Majit Bashkia e Tiranës do të jetë vetëm në shërbim të tyre!

Ndryshimi është në duart e tua!

Takohemi të gjithë nesër, në ora 12:00, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!

Bashkë????Fitojmë! ✌️????????

Të fundit