Flash News

Ditari i Opozitës

Ndryshimi i emrit të partisë? Ja si përgjigjet Berisha

Ndryshimi i emrit të partisë? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar një detaj nga 20 prilli i vitit 2021, para zgjedhjeve parlamentare, ku sipas tij, Rama dhe Basha i kanë dërguar një të huaj në zyrë për t’i marrë një mendim nëse është dakord për një koalicion nëse PD humb zgjedhjet.

Ndërkohë duke iu përgjigjur të gjitha atyre që mendojnë që duhet t’i ndryshojë emrin PD, ai tha se kjo do të ndodhë kur të duan demokratët dhe jo kur të dojë Rama.

"Nuk ka pasur opozitë të ketë një armik me të egër sesa ne Edi Ramën. Ky shfryn ndaj nesh të gjithë urrejtjen atërore. Të gjithë urrejtjen e bllokmenëve mizorë.
Ky na mori emrin, na mori vulën. Ky njëlloj si nazistët në kampet e përqendrimit, që u hiqnin emrat hebrenjve dhe u jepnin numra, për t’i denatyruar, për t’u shkatërruar identitetin, dhe ky thotë se nuk jeni ju PD.
Miqtë e mi, me të drejtë mund të ketë pasur prej jush që kanë menduar, po ky pse nuk gjen emër tjetër?
Emër tjetër?! Pse don Edi Rama të marrim emër tjetër. Jo mo, do përballemi me të ne. Sepse ne jemi në të drejtën e Zotit dhe nuk do pranojmë kurrë.
Kur ta ndërrojmë emrin, e ndërrojmë vete ne, jo të na e ndërrojë një armik si ai.
E vërteta është se po bëjmë përpjekje shumë të mëdha dhe është një numër i konsiderueshëm të rinjsh dhe personalitetesh të shkolluar brenda dhe jashtë që po bashkohen me PD.
Por, këtu mos prisni gjithçka nga Sali Berisha.
Secili prej jush ka detyrën e tij të bëjnë të njëjtën gjë.
Ju së bashku, njihni më shumë se unë.
Po të ulemi dhe të shkruajmë këtu tani në një detyrë se kë njoh unë personalitet të shquar, djalë, vajzë, të zotë, që duhet të bashkohet me ne, unë mund të bëj një listë, por ju të gjithë së bashku mund të bëni një listë 10 herë më të madhe.
Prandaj të gjithë së bashku ta ripërtërijmë PD-në.
Mos harroni se si ishim ne në vitin 1990-1991 kur përballeshim? Parti e kishim emrin, por tani jemi parti, por atëherë ishim një lëvizje. Por kapnim njëri-tjetrin, afronim njëri-tjetrin.
Ecnim së bashku. Edhe tani, kjo kohë është kundër diktaturës!"

 

Të fundit