Flash News

Ditari i Opozitës

"Në 7 vitet e fundit është ulur borxhi publik", PD i kundërpërgjigjet Ramës: Kot krahasoheni me ne; nga 2014-2020 ju e rritët në 29%

"Në 7 vitet e fundit është ulur borxhi publik", PD i

Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar pas deklaratave të Ramës se në “7 vitet e fundit ka ulur borxhin publik që la pas qeveria e kaluar para 2013.”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti shkruan se është i kot krahasimi , pasi nga 2014-2020, nën qeverisjen e PS-së, borxhi publik i Shqipërisë është rritur 29%.

“2006-2013 borxhi publik u rrit me vetem 10% të PBB-së (përfshirë detyrimet e prapambetura), me të cilat u ndërtuan dhjetëra spitale, qindra shkolla, mijëra km akse rrugore, përfshirë këtu rrugën e kombit. 2006-2013 ulëm taksat dhe rritëm pagat e pensionet.

Ndërsa 2014-2020, borxhi u rrit me 29% të PBB-së (përfshirë detyrime të prapambetura dhe PPP) dhe i vetmi investim i plotë që keni kryer është bypass Fier prej 22km. Familjet shqiptare sot kanë një borxh 50% më të lartë sesa 7 vite më parë.

Borxhin publik e rritet ju dhe e përdorët për koncesione klienteliste, tendera pa gare, lukse zyrash e udhëtime me charter. Jeni ju që rritet taksat me 2.1 miliardë euro në 7 vite dhe braktisët ekonominë edhe në kohë pandemie”, shkruan Teliti.

"Në 7 vitet e fundit është ulur borxhi publik", PD i

Të fundit