Flash News

Ditari i Opozitës

Në rikonstruksion total, pa blinde dhe logo, si duket selia e PD pas rikthimit të Berishës

Në rikonstruksion total, pa blinde dhe logo, si duket selia e PD pas

Selia blu i është nënshtruar një rikonstruksioni total, që pas largimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit dhe marrjes së selisë nga Komisioni i Rithemelimit.

Aksioni për “spastrimin” e selisë nisi, fill pasi gjykata e Tiranës njohu Kuvendin e 11 Dhjetorit dhe i juridikisht drejtimin e PD-së, Komisionit të Rithemelimit, të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në fotot e mëposhtme duket qartazi se selia blu po rikonstruktohet totalisht. Pas heqjes së dyerve të blinduara të vendosura nga Lulzim Basha me qëllim mbrojtjen e selisë nga protestuesit e 8 janarit, janë hequr edhe logot e vendosura në dyer dhe dritare.

Edhe salla mbledhjes është duke u organizuar nga fillimi.

Në rikonstruksion total, pa blinde dhe logo, si duket selia e PD pas Në rikonstruksion total, pa blinde dhe logo, si duket selia e PD pas Në rikonstruksion total, pa blinde dhe logo, si duket selia e PD pas Në rikonstruksion total, pa blinde dhe logo, si duket selia e PD pas Në rikonstruksion total, pa blinde dhe logo, si duket selia e PD pas

Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kryetarit duke deklaruar se do të bëjë një hap pas me qëllim që demokratët të gjejnë të bashkuar rrugën drejt së ardhmes. Pas dorëheqjes së tij, u komandua në krye të PD, Enkelejd Alibeaj.

Ky i fundi paralajmëroi se do të ankimonte vendimin e gjykatës së Tiranës, për njohjen e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Pas vendimit, pati një takim mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të Komisionit të Rithemelimit, ku i pranishëm ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Të fundit