Flash News

Ditari i Opozitës

Aksioni në Theth, Strazimiri: Rama kërkon të tregojë se është i plotfuqishëm dhe nuk pyet për asgjë

Aksioni në Theth, Strazimiri: Rama kërkon të tregojë se

Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ka komentuar aksionin e fundit në Theth, për shembjen e ndërtimeve pa leje.

I ftuar në Syri Tv, Strazimiri tha se Rama tregoi me këtë aksion se është i plotfuqishëm dhe nuk pyet për ligj dhe për askënd.

"Rama është brenda planit të tij, të atij që ka bërë prej 22 vitesh rresht. Pra nuk luaji mendsh. Edhe në bashkinë e Tiranës këtë punë bënte. E kemi njohur që në kohën e partisë dhe e dimë se kush është.

Ai po tregon plotfuqishmërinë e tij.

Të gjithë llogjikën që ju bëtë, pse në mes të sezonit, pse nuk e bëri para apo pas sezonit, pse në Theth e jo diku tjetër. Jo. Kjo do të ishte një linjë logjike.

Por për të treguar plotfuqishmërinë e tij, ai ecën jashtë çdo lloj llogjike. I vë gishtin, e shkatërron pikërisht se nuk ka asnjë llogjikë. Pikërisht se ka me mijëra probleme të tjera. Dhe po ta shohësh, në asnjë studio nuk diskutohet.

Fakti që 5 ditë para zgjedhjeve ai shkoi atje dhe u tha, ti gëzoni  se janë pronat tuaja, i keni brez pas brezi. Menjëherë pas saj, pas zgjedhjeve ai e bëri në Theth pikërisht për të treguar se ka pushtet dhe mbi logjikën, arsyen, se mbi ligjin e institucionet po që po.

Ajo që më bën përshtypje që ata rrugeçër që shohim në Theth dhe flasin njësoj si ky, që kanë portrete identike me ato që shikojmë në foto të policisë, apo kronikës së zezë nëpër gazeta, janë që të gjithë që vetëm shtet nuk duken. Ata janë kriminelë rruge, rrugeçër, vagabondë njësoj si ky.

Ky i nxit dhe i çon në mënyrë të palogjikshme, për të treguar pikërisht plotfuqishmërinë.

Ligji nuk bën më punë, SPAK nuk bën më punë, ambasadat nuk bëjnë më punë, Zoti nuk bën më punë.

Tani është ky, ai është i plotfuqishëm, ai të bën dëm. Pjesa më e madhe e njerëzve siç ju thashë, janë të dorëzuar, të gjymtuar ose pa interes për të ardhmen, për të nesërmen, sepse thonë se ky të bën dëm", u shpreh Strazimiri.

Të fundit