Flash News

Ditari i Opozitës

Negociatat për bashkimin e PD, Paloka: Duhet të përcaktojmë modalitetin si të dalim me një kandidat të përbashkët

Negociatat për bashkimin e PD, Paloka: Duhet të përcaktojmë

Edi Paloka, kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe i mandatuari për negociatat me grupin e Alibeajt për bashkimin e PD thotë se bisedimet me deputetët e tjerë të partisë vazhdojnë, në thelb të së cilave është “dalja në zgjedhjet lokale me një kandidat”.

Duke folur në emisionin ‘Opinion’, Paloka tha se kërkohet bashkimi brenda grupeve të PD dhe po ashtu një aleancë në frontin e shpëtimit të Shqipërisë.

“Këto bisedime kanë një objektiv: Dalja në zgjedhjet lokale me një kandidat. Shpresoj se duke qenë një ndër njerëzit që është përpjekur që të mos përçahet PD, kjo ka qenë pikërisht arsyeja pse Berisha ma kërkoi 2 herë që të isha unë personi që të diskutoja me kolegët. Vullneti është i 2-anshëm për të shkuar.

Ne duhet të përcaktojmë modalitetin si të dalim me një kandidat të përbashkët dhe fitues. Po flas për modalitet, vullneti politik është, ne jemi brenda një parti, po të ishim 2 parti do të bisedonim në nivel aleatësh.

Ne e kemi kaluar një vit të vështirë. E rëndësishme është sot të bëjmë se çfarë do të bëjmë tani. Jemi koshientë se pa u bashkuar, fuqia jonë përballë një qeverie manipulatore, mbase nuk do të diskutohej për fitore. Kërkojmë bashkimin brenda grupeve të PD, por dhe një aleancë në frontin e shpëtimit të Shqipërisë, ku do të jetë çdo grup forcë dhe individ që mendon se ka ardhur koha që kjo qeveri të shporret”, tha Paloka.

 

Të fundit