Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër Kuvendi, zbardhet mesazhi i Bashës për delegatët

Nesër Kuvendi, zbardhet mesazhi i Bashës për delegatët

Një ditë para mbledhjes së Kuvendit, kryedemokrati iu është drejtuar delegatëve me një mesazh. Ky i fundit është zbardhur nga mediat.

Kryetari i PD vë theksin te rëndësia që ka pjesmarrja e tyre në Kuvend. Ai thotë se me pjesmarrjen në Kuvendin e nesërm, demokratët do të dëshmojnë se sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të kujtdo.

Mesazhi i Bashës për delegatët

I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar,

Nesër, e shtunë, datë 18 Dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës.

Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo.

Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë.

Basha e thirri Kuvendin, pasi ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të mblidhte delegatët më 11 dhjetor për rithemelimin e PD. Në Kuvendin e Berishës u miratuan ndryshime statuore, logoja dhe vula, si dhe u shkarkua Lulzim Basha.

Ky i fundit nisi menjëherë lëvizjet, duke miratuar rezolutën që nuk i njeh vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, duke cilësuar të vërtetë dhe legjitim Kuvendin e thirrur nga vetë, që do të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve.

Ndërsa Basha do të zhvillojë Kuvendin, Berisha dhe mbështetësit e tij kanë vendosur të mbajnë referndum në çdo degë të PD për shkarkimin e kryedemokratit.

 

 

Të fundit