Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër protesta e thirrur nga Meta, Malltezi: PD po mendon forma të tjera protestash

Nesër protesta e thirrur nga Meta, Malltezi: PD po mendon forma të

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka komentuar protestën e thirrur nesër nga Ilir Meta.

I ftuar edicionin e lajmeve në MCN TV, Malltezi thotë se ajo organizohet vetëm nga Partia e Lirisë, por shton se PD u bën thirrje qytetarëve të bashkohen. Ndër të tjera ai zbuloi se PD po planifikon protesta edhe para godinës së SPAK.

Protesta është thirrur nga Partia e Lirisë. PD po mendon forma të tjera protestash, qoftë para bashkisë, Kryeministrisë, apo SPAK-ut që s’po vepron. Ne i bëjmë thirrje çdo qytetari t’i bashkohet kësaj proteste, por s’është thirrur së bashku”, thotë Malltezi.

 

Të fundit