Flash News

Ditari i Opozitës

Nesër protestë, Këlliçi: Flakja në rrugë e 20 drejtorëve në Bashki, nuk e shpëtojnë kreun e 5D-së

Nesër protestë, Këlliçi: Flakja në rrugë e 20

Opozita do të zhvillojë nesër protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, me kërkesën e vetme dorëheqjen nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi përmes rrjeteve sociale teksa bën thirrje për pjesëmarrje masive nesër në protestë, shprehet se shkarkimi dhe flakja në rrugë e 20 drejtorëve e shefave të tjerë në Bashkinë Tiranë, nuk do ta shpëtojë kreun e 5D-së, Erion Veliaj.

REAGIMI I PLOTË I BELIND KËLLIÇIT

Shkarkimi dhe flakja në rrugë e 20 drejtorëve e shefave të tjerë në Bashkinë Tiranë, nuk do ta shpëtojë kreun e 5D!

Nesër, datë 31 janar, e premte, ora 11:00, shihemi në protestën e 44, para selisë së korrupsionit dhe zyrës së hajdutit Erion Veliaj!

Bashkia Tiranë do të çlirohet njëherë e mirë nga kthetrat e një keqbërësi, që kundërmon era korrupsion!

O sot, o kurrë!

Të fundit