Flash News

Ditari i Opozitës

Nesho: Pse vizita e Blinken në Tiranë është e sforcuar

Nesho: Pse vizita e Blinken në Tiranë është e sforcuar

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho foli për vizitën e sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken të enjten në Tiranë.

Sipas Neshos, i ftuar në Syri tv, vizita e sekretarit të Shtetit duket se është pak e sforcuar, pasi sipas tij, sepse Rama e ka humbur rolin e përfaqësuesit të Rajonit nga korrupsioni.

‘Më duket pak e sforcuar vizita e sekretarit Blinken në Shqipëri, është e sforcuar, sepse Rama e ka humbur rolin e përfaqësuesit të Rajonit nga korrupsioni dhe po ashtu dhe Vuçiç, i cili gjithmonë e më shumë ka tendencën dhe bashkimin e politikaneve në interes të Serbisë.

Çdo sekretar Shteti kur bën vizitë zyrtare, qëllimi i vizitës është të japë një mesazh, për 3 orë apo 4 orë dhe kaq është shumë.

Unë mendoj se këtu ka një problem shumë më të thellë, që është funksionimi i shtetit ligjor. Blinken në janar ishte dhe në Angola.

Sekretarët e tjerë kanë ardhur me një mesazh shumë të qartë, si Bejkeri që tha; unë ju solla lirinë, ju zgjidhni liderët tuaj.

Siç erdhi Ollbrajt e cila tha se; nuk mund të lejojmë supershtete që të nxisin linjat etnike dhe luftën.

Siç erdhi John Kerry, që tha se; ju duhet një sistem i pavarur drejtësie’, tha Agim Nesho.

 

Të fundit