Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Balla te Spiropali dhe Meta/ Si i vlerëson Berisha kundërshtarët dhe aleatët?

Nga Balla te Spiropali dhe Meta/ Si i vlerëson Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një vlerësim të politikanëve në Shqipëri, duke filluar nga kundërshtarët e tij, aleatët e deri tek një nga ish-anëtarët e PD.

I ftuar në studion e “Why Not?” në RTV Ora, Berisha vlerësoi deputeten demokrate Grida Duma duke e portretizuar si ‘Nora e Kelmendit’ për ballafaqimin dhe përballjen që bën me Ramën në Kuvend.

Kryedemokrati dha edhe një vlerësim për aleatin e tij kreu e Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa nuk mungoi një ironizim për Lulzim Bashën, apo tre kundërshtarët e tij: Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Belinda Balluku.

Pjesa ngë biseda në studio:

Lulzim Basha

Aksident e thashë.

Grida Duma

Po të kishte një emër të dytë do të quhej Nora e Kelmendit.Me përgjigjen epike dhe jashtëzakonisht të merituar që i dha Edi Ramës në parlament pasi ai përdori një gjuhë që kurrë nuk mund ta përdorte. Grida i dha përgjigjen më të merituar atij. Pavarësisht se të kërkosh burrëri te ai që nuk e ka se ai që flet në atë mënyrë nuk ka asgjë në kuptimin e integritetit dhe virtyteve. Por i dha përgjigjen e merituar. Grida i tha se aparatin tretës e ke në tru. Sa herë del atje të gjithë shqiptarët e shohin me këtë anomali.

Ilir Meta

Trim.

Elisa Spiropali

Elisa vetësakrifica, sakrifikon veten për hiçin.

Taulant Balla

I ka mbiemrat e vetë ai, nuk ka nevojë. Bego, Sharra.

Belinda Balluku

Miss hedonizmi për të mos i thënë Miss bifteku.

Të fundit