Flash News

Ditari i Opozitës

“Nga e gjete”, demokrati ironizon Bashën në ‘Foltore’: E rrite, tani kërkon të të hajë ty doktor

“Nga e gjete”, demokrati ironizon Bashën në

Me dialektin karakteristik të zonës, një demokrat i pranishëm në ‘Foltoren’ e mbajtur sot në Devoll i ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Duke iu drejtuar ish kryeministrit Sali Berisha, demokrati thotë se Basha u mor i vogël dhe u rrita nga Berisha dhe tani kërkon ‘ta hajë bashkë me demokratët.

“Kjo Foltore nuk ishte e jotja por e demokratëve. Luli nuk e di si është themeluar partia. Nuk ka qenë dhe ka të drejtë. Luli thotë i kam vënë gojën një fasho.

Do të pyes ty, nga e gjete doktor që na e solle. Lulin e more të vockël fare, të ri, e rrite doktor, tani ai kërkon të të hajë ty dhe neve. Gjë që s’ndodh kurrë doktor. Ai do hajë kokën e tij. Më lejo të them dy gjëra për Kimin. Ajo nuk është diplomate. Më thotë ajo mua të haj bar? Si të haj bar unë. Unë kam dinjitetin tim. Nuk e di kë ka gjetur Amerika kët dhe na e ka sjellë. Ti doktor je kockë e fortë që i ke mbetur në fyt Ramës, Sorros, etj”, u shpreh demokrati.


 


 

 

Të fundit