Flash News

Ditari i Opozitës

Nga firmat e delegatëve te thirrja e Kuvendit Kombëtar, Berisha tregon mekanizmin për largimin e Lulzim Bashës

Nga firmat e delegatëve te thirrja e Kuvendit Kombëtar, Berisha tregon

Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar mekanizmin që do të përdorë për largimin e Lulzim Basha nga drejtimi i Partisë Demokratike.

Gjatë bashkëbisedimit me demokratët, Berisha thotë se do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të kuvendit kombëtar dhe më pas do thirret forumi i partisë Kuvendin Kombëtar.

Sipas Berishës, kjo lëvizje do jetë konform në mënyrën më demokratike.

“Ndërgjegjësimin e një cdo demokrati për situatën krijuar.  Do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të kuvendit kombëtar , më pas do thërrasim forumin e partisë Kuvendin Kombëtar. Do ta zgjidhim cdo gjë në mënyrën më demokratike. Do kërkojmë kuvendit kombëtar që për vendimin q mori të shprehet cdo anëtar i PD me referendum në mbarë Shqipërinë.

 Do e nisja këtë lëvizje. Dhashë dorëheqjen, isha i sigurt se do ju coja në fitore. Besova se një tjetër do e bëjë më mirë se unë këtë detyrë. Ai tjetri duhet të jepte dorëheqjen. Duhet të jemi të palëkundur në këto norma”, tha Berisha. 

Të fundit