Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Glauk Olldashi e Andi Mustafaj, kandidatët në këshillin Kombëtar të PD që po ndjekin gjurmët e prindërve

Nga Glauk Olldashi e Andi Mustafaj, kandidatët në këshillin

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë nesër Këshillin e ri Kombëtar të PD-së,  i cili do të ketë 150 anëtarë.

Pas zbardhjes së listës së kandidatëve, ranë në sy emra të njohur të artit, spektaklit, mjekë, ish ministra të kabinetit Berisha, por edhe fëmijët e personave të njohur të politikës, që siç duket po ndjekin gjurmët e prindërve.

Bëhet fjalë për djalin e ish-ministrit të ndjerë, Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, apo Andi Mustafaj, djali i ish-ministrit të Jashtëm, Besnik Mustafaj.

Ashtu siç e ka paralajmëruar pjesë e listës është edhe Rudina Hajdari, e bija e liderit të demokracisë, Azem Hajdarit, por edhe Klevis Balliu, i cili ka qenë deputet i Partisë Demokratike, por që njihet edhe si djali i gazetarit të njohur, Fahri Balliu.

 

Të fundit