Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga grip i zakonshëm, tek sulmimi i COVID-19 me autoblinda, gjobat e pastaj maskat me detyrim, Vasili rendit ‘fazat’ e sjelljes së Ramës me pandeminë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka reaguar përsa i përket situatës së pandemisë në vend.
Përmes një deklarate për mediat, Vasili ka treguar të gjitha “fazat” e sjelljes së kryeministrit Rama ndaj situatës pandemike. Sipas Vasilit, nëse Rama ndryshoi me kalimin e kohës qëndrimin e tij, përmes deklaratave të herë pas hershme.
Nëse fillimisht, “e cilësoi pandeminë thjesht dhe vetëm si një grip të zakonshëm, nga i cili nuk ka nevojë të shqetësohemi dhe pas disa ditëve doli me një profil skizofrenik e u tha se kjo është një mortje e një gjëmë ku bomba do t’u shpërthejë në trup”, shprehet Vasili.
Nënkryetari i LSI-së vë në dukje se gjendja u rëndua edhe më tepër, kur pas deklaratave se maskat s’kanë asnjë vlerë, Rama u tha qytetarëve se do t’ju gjobis nëse nuk i vendosni.
“Ishte ky që do të përballonte pandeminë me autoblinda, me ushtri, me patrulla, me ulërimat që ky bënte si skizofren të moshuarve në rrugë, e të tjera skena të shëmtuara dhe më anti-shkencore dhe anti-shëndetësore sesa tjetra. Arriti dhe të prodhonte dhe fake neës-e, pasi është një i paditur, një i pazotë, një shpërdorues politik i autoritetit të tij... Jo më larg sesa dje, u detyrua Facebook-u vetë të përgënjeshtronte lajmet e rreme. Harron që gjërat janë të dokumentuara dhe ky mashtrues diskreditohet dita ditës, e në vend që të flasë në emër të shkencës, flet në emër të mashtrimit”, tha Vasili, duke vënë theksin edhe mbi numrin e ulët të testimeve ndaj COVID-19 dhe situatës në dy spitalet COVID.
Deklarata e plotë Petrit Vasilit:
Të nderuar qytetarë dhe qytetare!
Sot kryeministri i vendit shpërdoroi dhe njëherë mikrofonin dhe foltoren për të përdorur pandeminë, keqmenaxhimin, dështimin e tij të plotë e për t’u hedhur fajin qytetarëve, opozitës, specialistëve që nuk janë dakord me të dhe që janë profesionistë të vërtetë, lidhur me një pandemi, e cila tërësisht i ka dalë nga duart.
Të nderuar qytetarë, sot është koha për një papërgjegjshmëri të lartë profesionale dhe qytetarë. Përballë kemi një kryeminsitër që është armiku numër 1 i shëndetit publik të shqiptarëve. Ejani së bashku ta zbërthejmë rresht pas rreshti se çfarë ka bërë ky armik i shëndetit publik lidhur me pandeminë.
Ishte ky kryeministër dhe asnjë njeri tjetër që e cilësoi pandeminë thjesht dhe vetëm si një grip të zakonshëm, nga i cili nuk ka nevojë të shqetësohemi dhe pas disa ditëve doli me një profil skizofrenik e u tha se kjo është një mortje e një gjëmë ku bomba do t’u shpërthejë në trup. Çfarë thoshte një ditë më parë, nuk thoshte një ditë më pas.
Deklaroi që sipas parashikimeve të tij e të disa pseudo specialistëve që ishin klientë të tij, por që ishin pa emër, anonim, duke mos i njohur kurrë, 18 mijë shqiptarë do të vdisnin nga pandemia.
Ishte ky që u tha që do u gjobis për maskat. U ulëriti shqiptarëve që maskat s’kanë asnjë vlerë. Janë thjesht çështje e bizneseve që shesin maska, që duan të mbushin xhepat me para pasi maskat kanë 0 vlerë, e tha dhe në mes të Parlamentit shqiptar.
Më e rëndë akoma, të njëjtën ditë kur OBSH kërkonte testim, testim, testim, ky u tha shqiptarëve nuk kemi nevojë për testime, por do të gjejmë një rrugë tjetër sepse komiteti ynë i ekspertëve, më i zotë se i OBSH-së dhe institucionet shkencore më të mëdha të globit ka vendosur ndryshe, pra nuk testoi, me ndërgjegje të plotë, në dëm të shëndetit të shqiptarëve.
Vendosi gjoba nga më të ndryshmet, ju e dini që u vuri gjoba që t’u hiqte dhe patentën njerëzve e t’u rrëmbente makinën dhe kur nuk kishin makinë. Ishte ky që do të përballonte pandeminë me autoblinda, me ushtri, me patrulla, me ulërimat që ky bënte si skizofren të moshuarve në rrugë, e të tjera skena të shëmtuara dhe më anti-shkencore dhe anti-shëndetësore sesa tjetra.
Arriti dhe të prodhonte dhe fake neës-e, pasi një i paditur, një i pazotë, një shpërdorues politik i autoritetit të tij dhe ju e dini se si prodhoi videon ku opozitarët që dhunoheshin në Algjeri iu shitën shqiptarëve si policia që godiste njerëzve në Spanjë që kishin dalë në rrugë për shkak të pandemisë.
Jo më larg sesa dje, u detyrua Facebook-u vetë të përgënjeshtronte lajmet e rreme, gënjeshtra që lidheshin me pandeminë e gripit spanjoll pasi inteligjenca e këtij individi shkon dhe i han dhe mbi 100 vjet, mund të gënjejë dhe mbi 100 vjet përpara. Harron që gjërat janë të dokumentuara dhe ky mashtrues diskreditohet dita ditës., e në vend që të flasë në emër të shkencës, flet në emër të mashtrimit.
Ky mashtrues tha sot së shyqyr që pandemia ra në ditët që ne jemi në pushtet, pra shyqyr që ra sepse ne po e përballojmë siç duhet. Të nderuar qytetarë dhe qytetare shqiptarë. Ne të vërtetat e mëdha do t’i ndajmë me ju, përkundrejt se çfarë thotë mashtruesi, pra thamë që ishte mashtruesi, ishte fatkeqësi që ishte mashtruesi. 2 spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, i pari është spitali infektiv dhe i dyti ishte i mushkrisë “Shefqet Ndroqi”. Të dyja këto struktura kanë qenë të ngritura, të rikonstruktuara, të bëra gati, që prej vitesh përpara sesa ky të vinte në pushtet. Ky nuk ka vënë asnjë tullë të vetme në këto spitale, jo më të ndërtojë spitale të reja.
Zemra e procesit, testime që janë shumë të rëndësishme. Ku bëhen testimet? Testimet bëhen në laboratorin e ngritur në vitin 2009 në rastin e përballimit të gripit të derrit se bashku me reanimacionin e spitalit infektiv që funksionon e sot e kësaj dite, të cilët u ndërtuan pikërisht në vitin 2009 në përballimin e një pandemie botërore, të shpallur që në vitin 2009 nga OBSH, të përballuar me shumë sukses, të cilin njerëzit nuk e kujtojnë se nuk ishte një ngjarje që as nuk i plagosi, as nuk i mbylli në shtëpi, as u mori jetën siç po ndodh sot, por u përballua me një profesionalizëm. Për fat të mirë që nuk ishte ky kryeministër pasi do të kishim pasur dhe atëherë pasoja katastrofike.
Gjithmonë e më shumë jemi në struktura mendimi të këtij kryeministri që kanë të bëjnë vetëm me marrëzinë. Si u përgjigj pandemisë ky? Ky u përgjigj vetëm me tendera sekret, ku ishin tender sekret në kohë pandemie. Tendera ku mund të kishte dhe procedura të shpejta dhe plotësisht tipike, mund të kishte, por tendera sekret për letër higjienike e për dezinfektonte e për dezinfektantë vetëm ky mund t’i jepte, vetëm ky mund të kishte guximin dhe paturpësinë thjesht dhe vetëm për të përvetësuar pafundësisht para.
Ishte ky dhe ju e mbani mend që u shiti shqiptarëve për të vlefshme maska që kishin skaduar prej 10 vjetësh e u përpoq t’i bindte që këto maska ishin shumë të domosdoshme. Çfarë u ofroi tjetër? U ofroi si mjete mbrojtëse të tërë personalitetit mjekësor të Shqipërisë që shërbejnë të gjithë në shërbim parësor, meqë maska nuk jepte dot se nuk përgatitej, nuk vente dot para se paratë do të shkonin për incerenatorë e të tjera, merrni çarçafët, prijini e bëjini maska, e meqë nuk ka dezinfektantë merrni raki nga shtëpia.
Është pra shumë e qartë që ne kemi pasur të bëjmë këtu me një veprimtari të strukturuar mirë në dëm të shëndetit të njerëzve, e cila nuk kishte aspak të bënte me trajtimin profesional.
Në vend të propagandës, ky që sot arreston për protesta që thyen rregullat e pandemisë, në 17 maj në zemër të pandemisë, pasi ju e dini që deri në fund të qershorit ishte gjendje e jashtëzakonshme e pandemisë, lëshoi hordhitë e mijërave policëve, qindra policë tek teatri kombëtar vetëm për të shkatërruar teatrin kombëtar, pasi kishte në lojë gllabërimin e një prone të madhe publike. Nuk i interesoi pandemia, nuk i interesoi shëndeti publik i njerëzve, nuk i interesoi rreziku shumë i madh i jashtëzakonshëm që u kërcënohej atyre, por babëzia për të rrëmbyer pronën në mes të pandemisë. Mos harroni në 17 maj, në 23 qershor përfundonte gjëndja e jashtë zakonshme për shkakun e pandemisë. Gjithashtu jemi sot përball një çështje siç është përdorimi i maskave, ja kemi thënë dhe ja themi sërish, që përdorimi i maskave është një hap por absolutisht është hapi i fundit në të gjithë hapat që ndërmerren, për të përballuar një pandemi, jo për ta lënë jashtë duarve siç e ka lënë ky llafazan, i rrezikshëm për shëndetin publik. Në vend që të testojë gjerësisht ku duhet të kishte minimumi 3000 e më shumë testime në ditë, të kishte një mekanizëm gjurmimi të jashtëzakonshëm për të gjetur rastet, për izoluar vatrat. Një trajtim i cili kërkohet që të bëhet në kohë jo të hapte tenderat për respirator e për të marrë të tjera e 2 muaj pasi pandemia kishte filluar, dimë që kishte filluar që në 8 marsin e këtij viti dhe tenderat u hapën në prill, ndërkohë që ishte njoftuar nga ne si profesionistë jo thjeshtë si opozitar për rrezikun e një pandemie të madhe. Çfarë bëri, në vend të këtyre që të përmirësonte trajtimin hapi i tretë trajtimi u la në dorë të zotit. Së katërti, dezinfektime të gjëra të ambjenteve publike, të ambjenteve sociale, të ambjenteve të përbashkëta dhe insistimi i tyre.
E pesta sigurimi i distancimit fizik, një e vërtetë, një masë efektive reale, e fundit në radhë ishin maskat. Çdo të thotë që ishte e fundit në radhë, ju të nderuar qytetarë e dini që nga e enjtja jeni përballur me gjoba, është shumë i lumtur Kryeministri që janë vendosur 2800 gjoba, 2800 gjoba nga 30 mijë lekë, 2800 familje u është hequr buka e ditës, 1 mijë lekë është buka e ditës për ata që arrijnë sepse ka dhe nga ata që nuk e blejnë një bukë në ditë, ky është i lumtur që ka vënë 2800 gjoba. Po përse i ka vënë këto 2800 gjoba, për maskat. Po çfarë thotë të dhënat, nga e enjtja deri sot që flasim, rastet kanë qenë vetëm në rritje, pse sepse nuk ka kontroll të pandemisë nuk funskionojnë hapat e tjerë. Një profesionist i zakonshëm i shëndetësisë e kupton çfarë flas dhe sigurisht është i indinjuar si edhe unë si mjek edhe si qytetar dhe rastet rriten. Çdo të prisnin qytetarët që të inkurajoheshin nga sakrifica që po bëjnë, do prisnin më së paku që rastet të ishin atje ku ishte por kurrë të mos rriteshin. A ka përgjigje ky për këtë. Ky i papërgjegjshëm, ky armik numër një i shëndetit publik të shqiptarëve, në 27 maj deklaroi që kjo është intervista ime e fundit pasi u përballëm me këtë armik të padukshëm, pasi e fitoi betejën dhe pasi bëri publikisht dhe u çudit sikur Shqipëria vendi më i mirë në botë dhe budallenj rreth tij thanë që e qeverisën pandeminë 10 herë më mirë se Gjermania dhe 50 herë më mirë se Italia, mbasi e mbylli Shqipërinë mbas 27 rastesh që ishin në kulmin e pandemisë ka 293 raste dje, një rritje 1100 % , ka shqipëtarë që gënjehet, ka njeri me mend në kokë që mund ti hajë këto mashtrime të këtij skizofreni që lëshohet rrugëve dhe s’di ç’flet dhe që ka guxim dhe paturpësinë tu kundër vihet profesionistëve dhe opinionit më të shëndosh botëror.
Sot përpara këtij të papërgjëgjshmi ka disa gjëra që janë më konkrete. Shqiptarët duan trajtimin falas të të gjithë atyre qytetarëve me Covid që trajtohen në banesë dhe që u kushton qindra e mijëra lekë. Ky ka folur për shëndetësia falas, i doli boja sepse as të sëmurit me Covid në kohë pandemie nuk u ofron barnat falas, nuk u ofron shërbimin falas, më e pakta është pandemi gjendje e jashtë zakonshme është gjendje botërore po flasim. Pra është e qartë gjithçka që flet ky është demagogji, qytetarët nuk duan Taks Forca, marioneta dhe njerëz pa asnjë autorizim që vijnë vërdallë për ti bërë shërbim propagandës së tij. Duan shërbimin falas dhe të subvencionuar nga shteti në banesë, pasi nuk kanë para në banesë më për të marrë borxh, shkojnë qindra mijëra lekë në disa miliona, pasi marrin dhe oksigjenatorët në shtëpi.
Meqë i referohet Europës edhe diçka për ta mbyllur në lidhje me armikun numër një të shëndetit publik në Shqipëri, Edi Rama, i referohet Europës ky shumë se i pëlqen, edhe unë po i referohem Europës. Në Francë një vend që ky e njeh mire, ish Kryeministri, ish Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i Shëndetësisë ndodhen në një hetim të fortë penal për keq menaxhim të pandemisë. Një proces i madh hetimor për menaxhimin e pandemisë ndodhi në Italinë fqinje që në vlerësimin profesional jo timin thjeshtë si specialist por edhe botëror ka pasur një menaxhim të mirë të pandemisë por kërkesat ishin për një menaxhim akoma edhe më të mirë, mendoni këto që ka bërë Edi Rama dhe ky armik i shëndetit publik shqiptar, numër një si armik për mënyrën sesi e shpartalloi, e bastardoi, e nxori nga duar pandemisë duhet të ishte me kohë në burg.
Por është benefiçar i një drejtësie të kapur për momentin e cila duke mos vepruar ndaj Edi Ramës dhe duke mos hapur proces penal për keqmenaxhimin e pandemisë po bëhet një bashkë fajtore shumë e madhe për të cilën do të duhet të përgjigjet edhe ajo, por faktet mbeten aty. Keq menaxhimi me pasoja për shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve shqiptar është një fakt i padiskutueshëm. Fajtori numër 1 për shkak se është evidentuar në vetë të parë si personi që i ka marrë të gjitha përgjegjësitë publike mbetet Edi Rama, po e mbyll sërish duke thënë armiku numër 1 i shëndetit publik të shqiptarëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38