Flash News

Ditari i Opozitës

Nga nesër e detyrueshme, a do e mbani maskën? Përgjigjet Basha

Nga nesër e detyrueshme, a do e mbani maskën? Përgjigjet Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka apeluar për marrjen e masave mbrojtëse ndaj COVID-19. I pyetur se nëse do ta vendoste maskën tashmë që është kthyer në të detyruar, Basha u shpreh se ai e ka mbajtur gjithmonë, por “mosmarrja e masave elementare nuk mund të fshihet nëpërmjet gjobave.”

Do e mbani maskën në konferencën e radhës?

“Maskën unë personalisht e kam mbajtur dhe ju kam këshilluar ta mbani shumë kohë më parë. Po ju them, mosmarrja e masave elementare nuk mund të fshihet nëpërmjet gjobave. Mbani vëmendjen tek problemi i vërtetë.

Dhe dërgimi i parave nga oligarkët, ditën, javën, muajin kur ata kanë më shumë të nevojshme. Sot shteti e ka detyrim ligjor t’ua kthejë. Sa herë kujtohet ky, hiqni maskat, vini maskat, gjobë për maskat i shërben vetëm atij”, tha Basha.

Të fundit