Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga presioni për largimin e Sali Berishës te Reforma në Drejtësi, Basha: Sfidat e viteve në opozitë
Opozitarizmi në këto 8 vite që në qeveri ka qenë Kryeministri Rama ka qenë i pazakontë, sipas kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në kapitullin e tretë të librit të tij të botuar vetëm pak ditë më parë, lideri demokrat tregon vështirësitë më të mëdha që ka hasur në këto 8 vite në opozitë dhe tregon vizionin e tij se si do të bëjë të kundërtën pas 25 prillit.
Një nga vështirësitë e para të tijat në krye të Partisë Demokratike, Basha tregon se ka qenë krijimi i personalitetit të tij si lider i PD-së, pasi para tij atë parti e ka drejtuar Sali Berisha, që siç e përshkruan edhe kryedemokrati Basha, ka histori të gjatë. Duke hequr paralele edhe me kampin tjetër, Partinë Socialiste, që sipas Bashës, Fatos Nano humbi zgjedhjet dhe nuk garoi më për të drejtuar PS-në, ai nuk lejohej më të hynte në selinë rozë, të njëjtat oferta ka pasur edhe ai për të vepruar me Berishën. Basha tregon se ka pasur oferta për ta “vrarë” Berishën. Ndërkohë thekson se gjatë këtyre viteve Berishën s’e ka ndier si kosto, por si një shtyllë për t’u mbështetur dhe për të përfituar nga eksperienca e tij.
PJESË NGA LIBRI
Në fjalimin tim të parë përpara grupit parlamentar, asokohe isha kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe jo deputet, unë ofrova bashkëpunimin tonë si opozitë për c¸ështjen e integrimit europian të Shqipërisë, e cila është për mua interes i padiskutueshëm kombëtar. Mendova që opozita dhe pozita do të shtronim së bashku një rrugë të re bashkëpunimi në të mirë të vendit për c¸ështjet me interes kombëtar. Këtë fjalim, këtë mundësi për të konsoliduar demokracinë tonë për të mirën e Shqipërisë, e pasoi anulimi i statusit për nëpunësin civil dhe hedhja në erë e asaj marrëveshjeje që kishim bërë për procesin e integrimit europian dhe të gjithc¸kaje që partnerët tanë prisnin nga Shqipëria. Kështu, opozita ime ka pasur të paktën pesë vështirësi shtesë, pesë vështirësi sui generis, pesë rrethana të reja për të cilat më është dashur të reagoj, të rrezikoj, t’i përshtas apo t’i përballoj duke strukturuar një politikë dinamike opozitare dhe duke qenë sot kandidati për qeverisjen e re të shqiparëve.
“VRASJA E SALI BERISHËS”
Së pari, lidershipi im në krye të Partisë Demokratike erdhi pas gati 25 vitesh drejtimi dhe dominimi nga lideri i saj historik, Sali Berisha, i cili nga vetë kushtet historike kishte një peshë shumë të madhe në jetën politike dhe në gjirin e Partisë Demokratike. Krijimi i profilit tim mbas këtij lidershipi nuk ishte dicka e lehtë. Tentacionet apo keqkuptimet rreth kësaj gjëje janë të pafundme dhe kur i dëgjoj më bëjnë të nënqesh. Kam pasur ftesa private apo publike, miklime apo thirrje, marrëveshje apo “deklamime” për të “vrarë babain”. Është qesharake, sepse nuk është as në traditën e partive të djathta, as në botëkuptimin apo në formimin tim, dhe as në traditën e fisnikërisë apo konservatorizmit që të “vrasim babain”.
Babai respektohet në shoqërinë tonë dhe kudo në shoqëritë e shëndosha; jeta ndjek ciklin e saj dhe gjërat shkojnë dhe ecin përpara dhe përvoja vec¸se mund të vlejë. Kjo ftesë e përhershme për të “vrarë babain” më është dukur gjithmonë jo vetëm qesharake, por dhe e pakuptimtë, kur në të vërtetë përvoja dhe lidershipi i Sali Berishës si lider politik mund të ishin për mua vetëm se përparësi; për të marrë një mendim, për të rrahur ide, për të bërë një diskutim. Ishte, në një mënyrë, një lloj shkolle të cilën ishte privilegj që ta kisha dhe jo barrë që ta vuaja. Sali Berisha respektohet, dëgjohet, është pjesë historisë së Partisë Demokratike dhe së djathtës shqiptare, si lideri historik i saj. Dhe si i tillë, mendimi se kam një përvojë të tillë ku mund të mbështetem ka qenë lehtësim për mua dhe aspak një barrë.
Mbi këtë është spekuluar vazhdimisht, duke u përpjekur të krijohet ideja e dualitetit, ideja e mbikëqyrjes, ideja e patronazhit. Ndonëse këto janë të gjitha krejtësisht të pavërteta, mua më është dashur të lëviz në këtë terren. Liderët e mëparshëm të opozitës ose kanë qenë vetë themeluesit e partisë ose i kanë mbyllur derën paraardhësit. Pëshpëritej kudo në Tiranë se Fatos Nano nuk guxonte as të shkelte në Partinë Socialiste pasi u largua nga drejtimi i saj, sepse mund që portieri të mos ia hapte as derën. E pra, kjo nuk është Partia Demokratike, kjo nuk është e djathta. Ne jemi ndryshe. Partia Demokratike është e hapur për të gjithë, aq më shumë për njërëzit që kanë bërë histori brenda saj, si Sali Berisha.
REFORMA NE DREJTËSI
Së dyti, gjatë opozitës sime ndodhi një kurth i paimagjinueshëm, pasojat e të cilit vazhdojmë t’i vuajmë edhe sot. Reforma në Drejtësi dhe kapja e saj thuajse totale nga ana e kundërshtarit me anë të një plani të mirëstudiuar dhe të mirëpërgatitur. Rezultati: sot kemi një shtet pa drejtësi! Ne sot po futemi në vitin e pestë me një drejtësi të gjymtuar. Ky pushtet ishte jo vetëm i gjerë, jo vetëm i lidhur me krimin, jo vetëm me fuqi financiare kriminale, por krejtësisht arbitrar, pa mbikëqyrjen dhe kontrollin e drejtësisë. Kjo e ka bërë opozitën time shumë të vështirë. Kjo, dhe vetëm kjo, ky alarm, sidomos pas vjedhjes së strukturuar të votave në zgjedhjet e vitit 2016 në Dibër dhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 të dëshmuara nga dosjet hetimore 184 dhe 339 e bëri opozitën të merrte një vendim të paprecedent. Nëse drejtësia do të kishte bërë punën e saj sic¸ duhet, sigurisht që vendi nuk do të hynte në një krizë politike. Kur nuk ka institucione të drejtësisë, e vetmja rrugë që mbetet për ta vendosur drejtësinë është rruga politike. Me të gjitha instrumentet që politika ka në dorë…
AKUZAT PËR RAMËN
Përkundër kësaj qëndron kundërshtari im në krye të asaj që një analist i majtë e ka përkufizuar si “aleanca e qelbësirave” frikacak, i babëzitur, i pangopur me pushtet, bir i abuzimit dhe mbrapshtisë, i cili e ka ndërtuar pushtetin e tij me kriminelët që nuk kanë të sosur, si në radhët e deputetëve, ashtu edhe të kryetarëve të bashkive. Ai është i futur dhe i zhytur personalisht në praktikat kriminale të vjedhjes së votës dhe në përgjime të vërtetuara nga dosjet e shtypit ndërkombëtar dhe nga hetimet e strukturave të drejtësisë, pa asnjë kontroll dhe monitorim, pa asnjë kundërbalancë, duke ndërmarrë ligje në shkelje të hapur të Kushtetutës, të normave elementare, të konventave dhe të kodeve ndërkombëtare.
Ai është sot i njollosur me dy rekorde të zeza, të cilat nuk do t’i tretë dot biografia e tij politike. Ai ka organizuar në thyerje të ligjit dhe dekretit të Presidentit të Republikës zgjedhje moniste në 30 qershor 2019 dhe një vit më vonë ka ndryshuar Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, duke prishur një pakt kombëtar për Reformën Zgjedhore të garantuar nga aleatët ndërkombëtarë, të firmosur në “shtëpinë” e ambasadores amerikane dhe të mbështetur fort nga ambasadorët e vendeve partnere. Nuk ka biografi më të zezë për një Kryeministër në lidhje me liritë demokratike dhe trajtimin e opozitës, sesa ajo e Edi Ramës.
Anormaliteti i qeverisjes së tij dhe efekti shkatërrues për demokracinë dhe shoqërinë shqiptare, do të ndëshkohet me turp nga historia pas ndëshkimit me votë nga shqiptarët më 25 prill të këtij viti. Unë propozoj dhe besoj në një rrugë krejt tjetër, krejt të re. Jo vetëm nuk do të krijoj asnjë rrethanë rënduese për rregullat demokratike për kundërshtarin tim, por do t’i krijoj kryetarit të ardhshëm të opozitës mundësi krejt të tjera. Në radhë të parë, unë do të propozoj kthimin në shtratin demokratik të traditës 25-vjec¸are të demokracisë shqiptare, ku ligji zgjedhor dhe kuadri i garës elektorale të miratohet në mënyre të përbashkët dhe konsensuale. Ky është një kusht minimal, pa të cilin demokracia nuk mund të ecë përpara dhe as të konsolidohet./Panorama.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38