Flash News

Ditari i Opozitës

‘Nga seria ‘Noc Rroku’, varianti (anti)europian!’

‘Nga seria ‘Noc Rroku’, varianti (anti)europian!’

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një video për të ironizuar kryeministrin Edi Rama mbi premtimet e pambajtura të këtij të fundit ndaj qytetarëve shqiptarë.

Bardhi shkruan se në një kohë kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim.

Edhe pse para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, sot, shkruan Bardhu, Rama po u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.

Reagimi

Nga seria ‘Noc Rroku’, varianti (anti)europian!

Kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim. As atë më të madhin e jetës së tij politike: Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030.

Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, ndërsa sot u tregon shqiptarëve “noc rrokun”.

????Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij. ????Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit. ????Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht.

Dëgjoni Edi Ramën kundër Edi Ramës. Vetëm një vit diferencë.

Të fundit