Flash News

Ditari i Opozitës

Nga ulja e çmimit te bashkimi i tregut me Kosovën, PD prezanton programin për energjinë

Nga ulja e çmimit te bashkimi i tregut me Kosovën, PD prezanton
Kryedemokrati Lulzim Basha

Partia Demokratike ka shpalosur programin e saj për energjinë. Kryetari Lulzim Basha tha se "Shqipëria nuk mund të mbetet e katër vite të tjera në vend numëro. Nëse duam ndryshim duhet të heqim qafe Ramën".

Sa i përket planit të energjisë, Basha tha se për të është punuar prej muajsh. Në thelb, theksoi ai është krijimi i konkurrencës, që do të sjellë më pas uljen e çmimit të energjisë.

Disa nga përparësitë e këtij programi janë ulja e çmimit të energjisë elektrike, lufta kundër korrupsionit, rritja e cilësisë dhe bashkimi i tregut të energjisë me Kosovën.

Sipas Bashës, ky plan do të realizohet duke rregulluar klimën e biznesit në vend dhe përmes instrumentave ligjore të qarta.

Pikat kryesore

Ulja e faturës së energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj.

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë.

Ngritja e bursës së energjisë.

Heqja nga qarkullimi i gjeneratorëve.

Lidhja e gazsjellësit TAP me TEC-in e Vlorës dhe aplikimi i projektit të magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën. 

Rritje 150% të Investimet të Huaja Direkte dhe punësim.

Të fundit