Flash News

Ditari i Opozitës

Ngërçi me komisionerët në Vorë/ Ristani ironizon PD: Qoftet nuk mund t’i hanë të gatshme. Kaso: Ka një tentativë manipulimi

Ngërçi me komisionerët në Vorë/ Ristani ironizon PD:

Përfaqësuesit e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Arben Ristani dhe Ivi Kaso kanë folur për procesin zgjedhor në Vorë, të cilin ata po e ndjekin që prej mëngjesit të sotëm.

Ristani komentoi situatën e krijuar me komisionerët e PD-së, ndërsa shtoi se ky rast tregon vobektësi dhe mungesë njerëzish. Ai shtoi se zgjedhjet fitohen në terren dhe jo në tavolinë. Ai iu drejtua PD-së se ‘qoftet nuk mund t’i hanë të gatshme’.

“Të mos zgjedhësh dot komisionerë, tregon vobektësi dhe mungesë njerëzish. Zgjedhjet fitohen në terren me vota, nuk fitohen në tavolinë, kjo është ajo që duhet të kuptojnë njëherë e përgjithmonë, qoftet nuk mund t’i hanë të gatshme”, tha Ristani.

Ndërkohë Kaso se PD po tenton manipulimin. Sipas tij, PD-ja zyrtare e ka patur të pamundur të gjejë komisionerë.

“Procesi në Vorë ka filluar dhe po ecën normalisht, ka një tentativë manipulimi nga fraksioni i vulës. Sigla e PD e ka pasur të pamundur që të gjejë komisionerë, dhe ka përdorur një marifet, të ngresh zërin dhe të mburresh me këtë gjë nuk i shkon siglës së PD-së.

Procedurat që janë ndjekur nga KZAZ janë në zbatim të ligjit, këtë e ka thënë dhe Komisioneri Shtetëror. Kemi arritur në atë pikë, që nga burg për të tërë që thoshte kjo qeveri, sigla e PD-së po aplikon sloganin e ri, kallëzime për të tërë. Komisionerët i njohin mirë detyrat e tyre, nuk rrezikojnë asgjë”, tha Kaso.

 

 

Të fundit