Flash News

Ditari i Opozitës

Ngjarja e Himarës, Meta: Vrasje e paralajmëruar, ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe

Ngjarja e Himarës, Meta: Vrasje e paralajmëruar, ku shkojnë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me tragjedinë e ndodhur sot në Himarë, ku gomonia e drejtuar nga një ish-efektiv policie goditi për vdekje një 7-vjeçare.

Meta e konsideroi një vrasje të përsëritur pasojë e pakujdesisë dhe arrogancës, teksa rikujtoi rastet e tjera të aksidenteve me motorët e ujit në plazhe. Kreu i PL-së u shpreh se pavarësisht miliona eurove që shkojnë për sigurinë në plazhe, kjo e fundit vijon të mbetet katastrofike.

“Një punonjës dhe drejtues i Policisë së Shtetit i mori jetën nga pakujdesia, nga arroganca, nga mungesa e përgjegjshmërisë një vogëlusheje 7 vjeçare duke shkaktuar një tragjedi të pangushëllueshme për familjen dhe familjarët. Një tronditje të rëndë jo vetëm për pushuesit e shumtë por mbarë opinionin publik. Kjo ishte një vrasje e paralajmëruar. Raste të tilla kemi pasur edhe në Radhimë dhe në shumë zona të tjera të vendit. Situata ka qenë dhe mbetet katastrofike. Ku shkojnë miliona euro për sigurinë në plazhe. Si mund të dilet dhe të thuhet se përgjegjësia është individuale. Qytetarët janë të bindur se arroganca që drejton shpesh drejtuesit që minojnë besimin e qytetarit të shumë policë të tjerë nuk ndodhin rastësisht. Edhe personi që ka kryer veprën e rënë rezulton të ketë qenë i dënuar dhe i riintegruar në forcat e policisë së shtetit”, tha Meta.

Meta i bëri thirrje Policisë së Shtetit t’i jepet fund gjendjes aktuale të papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së instancave përgjegjëse.

“Kemi raste të tjera ku nuk jepet asnjë sqarim dhe është koha të reagohet me forcë dhe ti jepet fund përdorimit të policisë si instrument shtypës ndaj popullit të Shqipërisë . Nuk jemi popull për tu shtypur nga askush dhe aq më tepër nga policia . Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë. Masa të menjëhershme për të rivendosur besimin mes policisë dhe popullit”, u shpreh Meta.

 

Të fundit