Flash News

Ditari i Opozitës

Nis gara për zgjedhjen e kreut të ri të PD, Basha kërkon mandatin e tretë përballë Shehajt, Kadillit dhe Harxhit

Nis gara për zgjedhjen e kreut të ri të PD, Basha kërkon

Nis në të gjithë vendin votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Në këtë proces, që nisi në orën 08:00 dhe përfundon në orën 19:00, anëtarët e PD do të zgjedhin mes katër kandidatëve në garë si Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 75 mijë demokratë, të cilët do të votojnë në 76 qendra votimi , ndërsa numërimin e votave nis në 19:30 dhe brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati.

Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë nul nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë. 

Renditja në fletën e votimit është:

Fatbardh Kadilli

Edith Harxhi

Agron Shehaj

Lulzim Basha

Prej 8 vitesh, PD drejtohet nga Lulzim Basha, i cili mori drejtimin që pas dorëheqjes së Sali Berishës pas humbjes së vitit 2013 përballë socialistëve.

Të fundit