Flash News

Ditari i Opozitës

Nis mbledhja e grupit parlamentar të PD-së

Nis mbledhja e grupit parlamentar të PD-së

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë mbledhur ditën e sotme pas tensioneve të ditës së djeshme në Kuvend.

Bardhi njoftoi deputetët e grupit të tij se mbledhja do të mbahet në orën 9:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja e tyre është shumë e rëndësishme.

Kujtojmë se seanca e djeshme parlamentare, e para për këtë vit kalendarik, u mbyll para kohe pas tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës.

“Të nderuar kolegë,

Nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij që iu dërgua deputetëve ditën e djeshme.

Të fundit