Flash News

Ditari i Opozitës

Nis mbledhja e grupit të PD/ Berisha shkon në selinë blu, Basha e bojkoton

Nis mbledhja e grupit të PD/ Berisha shkon në selinë blu, Basha e

Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka mbledhur grupin parlamentar demokrat. Ish-lideri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu për të marrë pjesë në takim.

Kjo është mbledhja e parë e grupi, pas vendimit të gjykatës, e cila e njohu Komisionin e Rithemelimit dhe regjistroi vendimet e marra në Kuvendin e 11 dhjetorit, i cili u thirr nga Berisha.

Ky i fundit e konfirmoi menjëherë dje pjesmarrjen, pasi u njoftua mbledhja. Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ishte kundër pranisë së Sali Berishës në mbledhjen e grupit.

Ndërkohë Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme. Kujtojmë që ai dha dorëheqjen, pasi pjesa dërrmuese e demokratëve kërkuan largimin e tij. Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, PD e Bashës doli forcë e tretë.

Të fundit