Flash News

Ditari i Opozitës

Nis mbledhja e kryesisë së PD-së, mungon Lulzim Basha

Nis mbledhja e kryesisë së PD-së, mungon Lulzim Basha

Ka nisur para pak minutash mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu, ku në fokus të diskutimit do të jenë zgjedhjet e brendshme për kryetar të partisë që do të zhvillohen më 13 qershor.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë do të shqyrtohen kandidatët në garë për postin e kryetarit dhe pritet miratimi i tyre. Po ashtu pritet të miratohen dhe rregullat e garës. Në mbledhjen e sotme nuk mund të shmanget nga diskutimi as vendimi i DASH për shpalljen 'non grata' të liderit demokrat Sali Berisha për korrupsion.

Mësohet se në mbledhjen e sotme mungon kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha për shkak se është në konflikt interesi. Ai ka autorizuar dy nën/kryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhin për të drejtuar mbledhjen.

Në garën për kreun e PD-së janë 9 kandidatë, ku më kryesorët janë; kryetari aktual Lulzim Basha, deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit Agron Shehaj, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli, ish-zv.ministrja e Jashtme Edith Harxhi dhe ish-kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi. Katër emrat e tjerë janë: Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Kadilli dhe Harxhi kanë ftuar kryedemokratin Basha në debat publik mes kandidatëve, por ende nuk ka një përgjigje për këtë kërkesë.

Të fundit