Flash News

Ditari i Opozitës

Nis mbledhja e parë e Kryesisë pas dorëheqjes së Bashës, emrat që mungojnë

Nis mbledhja e parë e Kryesisë pas dorëheqjes së

Nis mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.

Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë që do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, nën cilësinë e kryetarit të komanduar të PD.

Në mesazhin e sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi, drejtuar anëtarëve të Kryesisë thuhet se situata e brendshme në parti do të jetë në rend të ditës.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, sot në orën 19:00 do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend dite diskutimin mbi situatën e brendshme ne Parti”, thuhet në mesazhin e Bardhit drejtuar anëtarëve të Kryesisë”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë, në këtë nuk merr pjesë vetë Lulzim Basha, por gjithashtu mungojnë edhe Agron Gjekmarkaj, Lindita Metalia, Flutura Açka dhe Grida Duma të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga posti i anëtarësisë në kryesinë e PD pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Largimi i Bashës ka sjellë domosdoshmërinë për një bashkim brenda PD-së dhe këtë gjë e shprehën vetë deputetët e grupit parlamentar, me anë të deklaratës së lexuar nga Alibeaj ditën kur u dorëhoq Basha ku kërkohej që të kishte negociata me deputetët e pezulluar. Por kushti i vënë ishte që ish kryeministri Sali Berisha të mos merrte pjesë në garën për kryetar partie.

Të fundit