Flash News

Ditari i Opozitës

Nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së

Nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit

Ka nisur numërimi i votave për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Procesi i votimit filloi në orën 10:00 dhe vazhdoi deri në përfundim të punimeve të Kuvendit, ku 1425 delegatët votuan për të zgjedhur 150 anëtarët e rinj të Këshillit. Gjatë Kuvendit të sotëm u morën disa vendime të rëndësishme, si vendosja e datës 22 Maj për zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë dhe shkarkimi i Enkelejd Alibeajt si kreu i Grupit Parlamentar.

Vendimet e marra sot në Kuvendin Kombëtar:

1.Miratohen ndryshimet në statut

2.Miratohet data 22 maj për zgjedhjet për kryetarin e PD

3.Shpallet vakanca për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PD

4.Miratohet rezoluta.

5.Përzgjedhja me votim të fshehtë e Këshillit Kombëtar të PD

Më herët Komisioni Qendror i Numërimit të Kuvendit Kombëtar njoftoi se pas përfundimit të votimit do të bëhej një pushim për shkak se shumë prej komisionerëve kanë agjëruar dhe kanë konsumuar iftarin.

Të fundit