Flash News

Ditari i Opozitës

Nis referendumi për shkarkimin e Bashës, ku do të votojë Sali Berisha. Disa degë të PD kyçin dyert

Nis referendumi për shkarkimin e Bashës, ku do të votojë

Ka nisur zyrtarisht referendumi i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, krijuar në Kuvendin e Sali Berishës më 11 dhjetor, për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.

Rreth 75 mijë demokratë kanë të drejtë vote. Të gjitha degët e PD-së në vend kanë hapur dyert për anëtarësinë që do të votojë për shkarkimin e Bashës.

Nis referendumi për shkarkimin e Bashës, ku do të votojë

Anëtarësia do të shprehet përmes votës nëse është 'Po' apo 'Jo' shkarkimit të Lulzim Bashës nga kryetar i Partisë Demokratike. Shkarkimi i Bashës u votua nga 4446 delegatë të Kuvendit të shtunën e kaluar. 

Mësohet se Berisha do t'i drejtohet qendrës së votimit rreth orës 10:00, në degën e nr.2 të PD në një ambient pranë ambasadës amerikane.

Disa degë të Partisë Demokratike kanë ndërruar bravat e selive, pasi nuk e njohin Referendumin e Sali Berishës.

Prej disa ditësh, mbështetësit e Berishës denoncuan mbylljen e degëve dhe për pasojë votimi do të kryhet në një ambient privat. Bëhet fjalë për seli të degëve në Shkodër, Elbasan, Librazhd, Gramsh, Sarandë etj.

Lista e vendeve ku do të votojnë demokratët në Tiranë:

Nis referendumi për shkarkimin e Bashës, ku do të votojë

Të fundit