Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Basha zeroi punën e Komisionit të Vlerësimit, kandidatët për deputetë u zgjodhën si në 2017-ën

Nishani: Basha zeroi punën e Komisionit të Vlerësimit,

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se ka zhvlerësuar punën e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.

I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, Nishani  tha se lista e kandidatëve për deputetë për 25 prillin është zgjedhur me të njëjtën metodë si në 2017 nga Basha.  

“S'kam frikë të marr asnjë përgjegjësi kur më takojnë përgjegjësi, s'kam qenë kryetar. E gjithë puna e atij komisioni u zerua. Lista e kandidatëve nuk prodhohej nga komisioni, por prodhohej vetëm një listë. Njerëz që nuk ishin vlerësuar nga komisioni u vlerësuan dhe ata që ishin vlerësuar nuk u vlerësua.

Lista ka qenë e njëjta metodë që Basha ka përdorur në 2017. Në shumicën e këtyre deputetëve që janë sot ruaj respekt sepse kanë bërë betejë të mirë, s’kanë pasur mbështetje nga partia e tyre”, tha ai.

 

Të fundit