Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani: Jam bashkuar me ‘Foltoren’ e Berishës për seriozitetin e kauzave të tij, Basha humbës serial

Nishani: Jam bashkuar me ‘Foltoren’ e Berishës për

Ish-presidenti Bujar Nishani ka treguar pse mbështet ‘foltoren’ e ish kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD me vendim të kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një intervistë në “A Show” në Syri Tv, Nishani thotë se është bashkuar me “Foltoren” e Berishës, sepse beson në seriozitetin e kauzës së tij.

 “I jam bashkuar Foltores së Berishës, për të pasur një PD të bashkuar, ndryshe, të reformuar, të modernizuar. Jam bashkuar me Foltoren e Berishës, për seriozitetin e kauzave të tij. Duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Jam bashkuar me ata demokratë që duan demokraci në PD.

Duhet që rivendosen strukturat e Partisë Demokratike. Lulzim Basha është humbës serial i PD-së. Basha ka mbështetje më të ulët sesa subjekti politik, pra Partia Demokratike. PD ka nevojë për shumë ide, por nuk ka nevojë për çarje, por për bashkim. Berisha është individi që duhet ta nisë këtë proces. PD ka dy rrugë sot ose do të vazhdojë që të jetojë në këtë kënetë ose do që të ketë proces bashkimi e demokratizimi”, u shpreh Nishani.

Të fundit