Flash News

Ditari i Opozitës

Nishani krah Berishës: Do të bashkohem sot me demokratët e vërtetë. Jo më PD, peng e regjimit majtist!

Nishani krah Berishës: Do të bashkohem sot me demokratët e

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar i PD, Bujar Nishani i është bashkuar aksionit politik që do të nisë sot ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit do të zhvillojë një takim me bazën në Tiranë, pasditen e sotme në orën 18.00. Nishani ka konfirmuar pjesmarrjen në takim.

Ai ka shkruar në rrjetet sociale se sot do të bashkohet me demokratët e "vërtetë dhe të ndershëm.

"Për një PD të bashkuar, të fortë e fituese! Jo më PD, peng i rregjimit të korruptuar majtist!"-shkruan Nishani në Facebook.

Ish-kryeministri Sali Berisha do të nisë sot turin e takimeve për të hapur PD-në, siç u shpreh vetë ai, kur paralajmëroi këtë lëvizje. Berisha do të takohet sot me bazën e Partisë Demokratike do në Tiranë dhe më pas në mbarë Shqipërinë.

Të fundit