Flash News

Ditari i Opozitës

Nisma e re e Berishës: Javën tjetër dorëzoj në kuvend ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat

Nisma e re e Berishës: Javën tjetër dorëzoj në kuvend

Kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi se javën që vjen do të dorëzojë në kuvend ligjin për heqjen e parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat.

I ftuar në “Open” në News24 , Berisha, referuar shpalljes së tij ‘non grata’, ftoi partnerët të cilët janë të interesuar për luftën kundër korrupsionit të mbështesin kalimin e këtij ligji.

Në qoftë se ndonjëherë në jetë kam pasur epërsi morale absolute kam vetëm sot. U akuzova nga diplomati numër 1 i botës, kryediplomati i botës me firmë, për 1,2,3. Dola të nesërmen dhe i thashë se gjithçka është lobim korruptiv i George Soros.

I bindur të jesh se sot dhe atëherë jam njeri që kam adhuruar SHBA-të, kam pasur marrëdhëniet intensive me atë vend dhe kur unë kam dalë, kam bërë atë deklaratë, e kam bërë vetëm e vetëm i motivuar nga një fakt se unë kurrë gënjeshtrën për të vërtetë nuk mund ta pranoja. Kur e kam bërë atë deklaratë kanë qenë një grusht i vogël njerëzish që nuk kanë besuar akuzat e Blinken ndaj Berishës.

Sot pas 18-20 muajsh ka zero fakte. Jo vetëm tek unë, por zero fakte në Kongresin e SHBA-ve ku departamenti i shtetit me ligj është i detyruar të dorëzojë. E di pse, se ato janë të gjitha shpifje të mediave të Sorosit dhe raporteve të Ramës dhe kanë turp t’i nxjerrin sepse e dinë që janë shpifje. kanë bërë të gjitha verifikimet.

Në këtë studio zoti Escobar i ka deklaruar Sokol Ballës se ne do të sjellim dokumente. Dhe çfarë thashë unë, të sjellin çdo gjë. Se ne kemi dokumente, kurse dje shkëlqesia e tij, u bëri thirrje institucioneve shqiptare të hetojnë. Për çfarë të hetojnë. Unë e mirëpres thirrjen e tij, por i bëj thirrje Kongresit të SHBA-ve, unë ndihem më i fuqishëm se kurrë.

Nuk do më ishte dhënë mundësia të dëshmoj për këto akuza. Dje i thoshte institucioneve shqiptare që po bënte ndërhyrje flagrante në institucionet e një vendi. Unë u bëj thirrje institucioneve hetoni çdo gjë.

Javën që vjen dorëzoj në parlament ligjin e heqjes së parashkrimit për kryeministrat dhe ministrat. Ftoj të gjithë partnerët të cilët janë të interesuar për luftën kundër korrupsionit të mbështesin kalimin e këtij ligji”, tha Berisha.

 

Të fundit