Flash News

Ditari i Opozitës

Një ditë pas dorëheqjes, Basha rikthehet në selinë blu

Një ditë pas dorëheqjes, Basha rikthehet në selinë blu

Nuk kanë kaluar 24 orë nga dorëheqja e tij si kryetar i PD, dhe Lulzim Basha është rikthyer sot në zyrë në selinë blu.

Gjatë hyrjes brenda selisë, Basha është përballur me grupimin “Dhjetor 90”, ku ka ndalur dhe i ka përshendetur.

Dorëheqja e tij vendosi në krye të PD-së si kryetar të përkohshëm në detyrë Enkelejd Alibeajn. Në një deklaratë për mediet sot, Alibeaj tha se deklarata e Bashës ishte diskutuar dhe se do të ketë mbledhje të Këshillit Kombëtar.

“Deklarata e djeshme ishte e diskutuar dhe do të vazhdojë të diskutohet. Kjo është e rëndësishme. Ajo deklaratë që unë lexova përfshinte të gjitha sensibilitetet. Besoj se përfshinte të gjitha dëshirat, kërkesat”, tha Alibeaj.

Lulzim Basha dha dorëheqjen dje gjatë mbledhjes me Kryesinë, grupin parlamentar dhe Kolegjin e Kryetarëve. Basha deklaroi se do të bënte një hap pas duke dorëzuar postin e kryetarit, për të nxitur një bashkëpunim për të ardhmen e PD.

“Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karriken e kryetarit”, tha Basha.

Të fundit