Flash News

Ditari i Opozitës

Një tjetër demokrat i bashkohet primareve, në garë për Bashkinë e Tropojës

Një tjetër demokrat i bashkohet primareve, në garë për

Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj shpalli sot kandidaturën për primare, për Bashkinë e Tropojës. Përballë Hajdarmatajt, në garë i bashkohet edhe një tjetër demokrat, Besnik Dushaj.

Dushaj ka njoftuar kandidimin përmes një postimi në Facebook, ku shpalos edhe dy qëllimet e tij për Bashkinë e Tropojës.

“Vendosa të shpall kandidaturën time në primaret e organizuara nga PDSH si kandidat për kryetar të Bashkisë Tropojë. Unë kam dy qëllime:

1-Fitoren e padiskutueshme, duke fituar jo vetëm në çdo Njësi Administrative siç bëmë së bashku në zgjedhjet e vitit 2015, por fitoren e Partisë Demokratike në të 40 qendrat e votimit që mbulojnë të gjithë Tropojën, siç dhe ndodhi në zgjedhjet e para një viti. Ne kemi dhënë provat si fitimtarë dhe ju siguroj që do ia dalim përsëri edhe më bindshëm.

2-Rikthimin e institucionit të Bashkisë në shërbim të qytetarëve të ndershëm të Tropojës dhe vazhdimin e punëve madhështore që realizuam së bashku në periudhën 2015-2019”, shkruan Dushaj.

Dushaj u zgjodh kryetar i bashkisë Tropojë në zgjedhjet e qershorit 2015-të, si përfaqësues i Partisë Demokratike i mbështetur nga Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet. Ai po ashtu, ka qenë edhe deputet i qarkut të Kukësit.

Të fundit