Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Fundi i Maduros paralajmërim edhe për ‘Ramaduron’

Noka: Fundi i Maduros paralajmërim edhe për ‘Ramaduron’

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka publikuar një status ku i referohet rrëzimit nga pushteti të diktatorit venezuelan Nicolas Maduro, duke theksuar se pas 11 vitesh në pushtet dhe katër mandatesh, ai përfundoi i shoqëruar nga drejtësia.

Në reagimin e tij, Noka e përdor këtë zhvillim si simbol të rënies së diktatorëve dhe si mesazh se pushteti i gjatë dhe autoritar nuk garanton paprekshmëri.

Ai e shoqëron komentin me një paralelizëm politik, duke e quajtur kryeministrin Rama “Ramaduro”, si shenjë proteste ndaj asaj që e cilëson qeverisje autoritare dhe të kapur nga pushteti.

Sipas Nokës, rasti i Venezuelës është një kujtesë se edhe regjimet që duken të pathyeshme bien, ndërsa drejtësia, herët a vonë, vepron.

Të fundit