Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Nisma e Salianjit, fisnike. E vetmja strukturë e paunifikuar në PD është grupi

Noka: Nisma e Salianjit, fisnike. E vetmja strukturë e paunifikuar në

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka e ka konsideruar vullnet fisnik nismën e deputetit Ervin Salianji për të bashkuar grupin parlamentar të PD-së.

Në një intervistë për A2 CNN, Noka thotë se të gjithë kolegët e grupit demokrat janë kundër vendimit të Enkelejd Alibeajt që përjashtoi nga grupi 4 deputetët Belind Këlliçi, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi dhe Agron Sheheaj.

“Salianji ia arriti, prandaj dolën armiqtë. Jam besimplotë që deputetët e PD nuk janë me mendësinë e mercenarit. Jam i bindur që pavarësisht divergjencave brenda grupit deputetë e grupit e duan bashkimin. Duke përjashtuar mercenarin Alibasha deputetë e tjerë nuk do t’i shërbejnë kauzës së regjimit, por do të bëjnë gjithçka për bashkimin e grupit demokrat.

Salianji po bisedon me të gjithë kolegët. Nuk di ç’pazar mund të bëjë ai, sepse ai si individ është kundër çdo lloj pazari, kështu që ata që duan pazar e kanë te regjimi dhe Rama. Alibasha nuk është votuar kurrë, do të jesh kryetar grupi hyr në votim po t’i i shërben Ramës, Rama të mban peng vulën dhe fryhesh si kokosh se ke mbrapa Ramën, të mban Rama të ushqen Rama.

Deputetët janë acaruar dhe të gjithë e refuzojnë me neveri atë paçavure që doli atë ditë. Nuk është rastësi që mbështet Salinajin, është zgjedhur nënkryetar me votat e PD në maj 2021. Ishte një vullnet fisnik për të bashkuar grupin dhe asnjë më tepër”, thotë Noka.

 

 

Të fundit