Flash News

Ditari i Opozitës

Noka për rezolutën e PPE: Krimi dhe korrupsioni, pengesa për Shqipërinë

Noka për rezolutën e PPE: Krimi dhe korrupsioni, pengesa për

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me rezolutën e PPE-së për Shqipërinë.

Noka shkruan në rrjet se rezoluta dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga shumica në pushtet.

Sipas tij, rezoluta gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë.

POSTIMI

Asambleja Politike e PPE-së rezolutë për Shqipërinë ????????
Rezoluta dënon burgosjet politike të udhëheqësisë së opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga shumica në pushtet. Gjykon se krimi dhe korrupsioni janë pengesa për Shqipërinë. Jep mbështetje për #PD. 


#EEP???????? ndjek me shqetësim mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë dhe përkeqësimin domethënës të klimës politike nga shumica në pushtet, e cila ka bllokuar funksionimin e institucioneve demokratike.

 

Të fundit