Flash News

Ditari i Opozitës

Noka takon protestuesit e arrestuar: Populli opozitar do japë verdiktin për këtë bandë kusarësh

Noka takon protestuesit e arrestuar: Populli opozitar do japë verdiktin

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka pati sot një takim me protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të së dielës.

Në një prononcim për media, ai u shpreh se pushteti i inkiminuar do të marrë fund dhe se populli opozitar do të vendosë për fatin e atyre që ai i quajti “bandë kusarësh”.

Noka: Së bashku me z.Balliu vizituam të arrestuarit politik të narkoregjimit. Të gjithë ishin me moralin lartë. Janë të gjithë viktima politike të mllefit të regjimit që po jep shpirt. Ata ndihen sot më të motivuar se kurrë për betejën me narkoregjimin. Na përcollën një mësazh që, nuk ka dorëzim, por dorëzim do të ketë vetëm narkoregjimi. Protestat dhe revoltat vetëm se, do të shtohen dhe arrestimi politik vetëm se ka motivuar më shumë për këtë betejë.

Nga ana tjetër, ndihesh keq kur vjen këtu dhe shikon qytetarë që protestojnë për të drejtat e tyre, qytetarë që protestojnë për një shoqëri të lirë, për një Shqipëri pa korrupsion, pa krim, pa drogë dhe pa narkoregjim, por për një qeveri demokratike. Ndihesh keq kur i shikon atje të arrestuar. Ndërkohë që, në vend të tyre sot duhet të ishin banditët me dhe pa uniformë që i shërbejnë regjimit, që arrestojnë qytetarë në punë të tyre dhe në të drejtën e tyre, që dhunojnë qytetarët në mënyrën më barbare dhe më shtazarake.

Pra, këtu duhet të ishin ata mercenarë me kapele dhe pa kapele që paguhen për t’i shërbyer ligjit dhe i shërbejnë karteleve të drogës dhe kusarëve të pushtetit. Kjo do të marrë fund. Asgjë nuk e ndalon dot të drejtën e qytetarëve, por as edhe drejtësinë.
Nesër, pushteti i horrave nuk do ta ketë të gjatë, do të marrë fund. Por qytetarët, populli opozitar do të japë verdiktin për këtë bandë kusarësh.

Të fundit