Flash News

Ditari i Opozitës

"Non grata" e Berishës, Mediu: Çdo goditje që i bëhet kreut të PD, është edhe sulm karshi Shqipërisë

"Non grata" e Berishës, Mediu: Çdo goditje që i

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur mbi çështjen e “non gratës” së kreut të PD, Sali Berisha.

Sipas tij, çdo goditje që i bëhet kreut të Partisë Demokratike, është edhe goditje karshi Shqipërisë.

Berisha është pjesë e historisë politike të vendit tonë, është pjesë e lëvizjeve demokratike, është njeriu që e ka bërë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, ka hapur marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe goditjet ndaj tij janë goditje ndaj historisë së Shqipërisë. Malinjiteti politik duhet të ketë një lloj limiti”, tha Mediu në A2 CNN.

“Berisha e ka thënë që në fillim që do të kërkojë faktet mbi të cilat është bazuar vendimi për shpalljen “non grata” të tij”, shtoi Mediu.

 

 

 

Të fundit