Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk ka rritje ekonomike", Teliti për buxhetin 2025: Problem varfëria dhe koncensionet që s'ekzistojnë

"Nuk ka rritje ekonomike", Teliti për buxhetin 2025: Problem

Kreu i Departamentit të Ekonomisë pranë Partisë Demokratike Dorian Teliti ka deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2024 është 3.4% dhe për vitin 2025 parashikon 3.9%, duke thënë se qeveria e pranon që nuk do të ketë rritje ekonomike.

Duke folur për MCN Economy, ai tha se problematika më e madhe që ka sot përveç rendit dhe sigurisë, është dhe niveli i varfërisë. 

"Kur ti thua buxheti më i madh, atëherë është dhe vlera më e madhe. Këto para që merr ti 8.2 miliardë euro, a i kthen mbrapsht në ekonomi? Me këtë buxhetin e 2024, çfarë më realizon?  

Problematika më e madhe që kemi sot përveç rendit dhe sigurisë është dhe niveli i varfërisë. Ne kërkojmë që të vendoset minimumi jetik.

Minimumi jetik nuk kushton më shumë se 300 milionë euro në vit për shtetin.

Pas vendosjes së minimumit jetik, ne kërkojmë rritjen reale të pensioneve dhe jo indeksimit siç thonë këta.

Ne kërkojmë rritje reale të pensionit që të bëhet në muajin qershor-korrik të vitit pasardhës.

Pyetja që ngrihet a mund të gjendjen paratë për propozimet që bën Partia Demokratike? Patjetër, po të ketë vullnet pozitiv të miratimit të gjërave.

Nuk duhen paguar kompani koncensionare që nuk ekziston.

Në momentin që nuk jep shërbimin, siç është rasti i inceneratorit, që është e pranuar nga vetë ministria që nuk ekziston shërbimi, le të merreshim me mënyrën si zbatohej kontrata, siç është rasti i sterilizimit.

Nuk ka vullnet për tu ndërprerë, sepse asnjë kontratë nuk ndërpritet nga qeveria që ka bërë kontratat. Detyra jonë si opozitë është që të kërkojë pezullimin.

Kur nuk ekziston shërbimi, pse duhet të paguajmë. Inceneratori i Tiranës është një situatë emblematike, se ambient nuk ka.

Ka disa arrestime për koncensionet, ndërkohë që pagesat vazhdojnë. Kostoja totale e amendimeve të PD është 750 milionë euro.

Lekët për amendimet tona i gjejmë te buxheti i shtetit, ku shërbimet do të jepen me kosto reale dhe jo me çmime të rritura disafish", tha Teliti. 

Të fundit