Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha nga Durrësi: I kërkova Bashës dorëheqjen në 2017, por gabova që nuk nisa procesin

Berisha nga Durrësi: I kërkova Bashës dorëheqjen në

Ish lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se i ka kërkuar kreut aktual të PD, Lulzim Basha që të jepte dorëheqjen pas humbjes së PD në 2017-ën, por shtoi se ka gabuar që nuk ka nisur procesin e duhur që ai të merrte të gjithë përgjegjësitë.

Nga Durrësi ku mbajti ‘Foltoren’ e radhës, Berisha u kërkoi ndjesë demokratëve për shkak seështë treguar i heshtur ndaj zhvillimeve në PD pasi dha dorëheqjen në 2013-ën.

"Në 8 vite Shqipëria kaloi nga një rekord të zi, në një tjetër rekord të zi. Sa i përket integrimit mbetëm vendnumëro. Dyert e këtij bashkimi largohen nga ne si një horizont që s’e kapim dot.

Ky njeri që vetëm një më parë shkoi te Këshilli i Ministrave me një makinë që vetëm sheikëve të naftës nuk do e pranonte njeri, është shndërruar në sherrin e Ballkanit bashkë me Vucic dhe po e ndeshkojnë rajonin me nismat e tyre në procesin e integrimit të BE, ky rrëmben mandatin e tretë.

Në këto zhvillime dramatike për ne, pjesën e vet të pamohueshme e ka opozita. në këto vite nuk arriti të organizojë aksionet për ti treguar vendit një qeverisje të tillë, por dështoi absolutisht në ideo nismë të ndërmarrë nga viti 2013 deri sot.

Përgjegjësia i përket atij që ishte në timonin e PD, por Berisha ka pjesën e tij të pamohueshme. Ndaj jam për t’ju kërkuar ndjesë e për të shpjeguar se ku ishin gabimet e mia në këtë ecuri.

Dhashë dorëheqjen dhe nuk bëra gabim, isha i bindur se kur zgjedhjet humben, ti duhet të hapësh rrugë.

U përpoqa të kontribuoj me këshilla kur më janë kërkuar me përvojën time. Kam qëndruar nga mëngjesi në darkë kundër rekordeve të zeza të Ramës, mbrojta interesat tuaja, atë kombëtar.

Ku qëndron gabimi im? Nëse unë u tregova i vëmendshëm në ceshtje që rendita më sipër, u tregova i heshtur ndaj zhvillimeve brenda PD, shkelmimit të normave të partisë. Ngrita zërin publikisht kur në një listë të bërë pas mesnate u ekzekutuan politikisht njerëz që kishin 20 vite kontribut në PD.

Nisa procesin e përgjegjësisë për këtë akt. I kërkova Bashës të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2017, por nuk nisa procesin e duhur që të merrte përgjegjësitë pr atë humbje.

Nuk kisha ndërmend të rikthehesha. dorëheqjen time e kisha konceptuar si pa kthim. Nëse hyja në problemet e brendshme të PD, nuk hyja dot pa projekt. Por vjen një moment kur gabimet nuk mund të të pengojnë më që të ngrihesh në lartësinë e kërkesave dhe të luftoj me ju për një PD më të bashkuar, të fortë drejt fitores", tha Berisha. 

Të fundit