Flash News

Ditari i Opozitës

Numri i lartë i infektimeve, Basha i drejton pyetjen Ramës: Pse nuk e hap spitalin COVID 4?

Numri i lartë i infektimeve, Basha i drejton pyetjen Ramës: Pse nuk e
Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i është drejtuar me një pyetje kryeministrit Rama, duke marrë shkas nga rritja e rasteve pozitive me COVID dhe mugesa e shtretërve në spitale.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha shtron pyetjen se pse nuk hapet spitali COVID 4, ndërkohë që të infektuarit dergjen nëpër ambulanca.

"Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin", shton Basha në postim

Reagimi i plotë:

Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin.

Të fundit