Flash News

Ditari i Opozitës

“O Lulzim, o legen, prite Salën se po vjen”, Berisha i bashkohet protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

“O Lulzim, o legen, prite Salën se po vjen”, Berisha i

Ashtu siç pritej, protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha ka nisur që prej orës 16.00.

Pasi protestuesit u grumbulluan në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, pas mbërritjes së ish kryeministrit Sali Berisha, ka nisur marshimi drejt kryeministrisë në bulevard.

Berisha ka qenë prirës i protestuesve dhe nga momenti në moment pritet të nisë edhe mbajtja e fjalimeve të parashikuara.

Ndërkohë, protestuesit janë dëgjuar me thirrje edhe ndaj kryedemokratit Lulzim Basha si “O Lulzim, o legen, prite Salën se po vjen”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur sot protestën kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçic, me rastin e takimit dy ditor në kuadër të nismës 'Open Balkan'.

Video: Politiko.al

 

Të fundit