Flash News

Ditari i Opozitës

Operacionet e fundit të SPAK-ut, PD: Megaaksioni duhet të nisë nga lart, mos kapni "peshq" që korruptohen me peshq

Operacionet e fundit të SPAK-ut, PD: Megaaksioni duhet të nisë

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata i ka bërë thirrje SPAK-ut që të mos rrijë në nivelin e aksioneve të deritanishme, por të nisë aksionin nga lart.

Ai tha se kryeministri Edi Rama është koka e peshkut të madh, ndërsa theksoi se niveli i korrupsionit në Shqipëri është më i thellë se aksionet ku është përqëndruar aktualisht SPAK.

Në deklaratën para SPAK-ut, Gjata u ndal edhe te skandali me tenderin e uniformave të policisë, duke e cilësuar absurd faktin që ish-drejtuesit e kësaj ministre janë shprehur se nuk kanë dijeni. Gjata inkurajoi SPAK-un që të kapë "peshqit e mëdhej".

“Kur doli tenderi për Uniformat e Policisë, Lleshaj paditi PD-në. Që SPAK bëri arrestimin e 9 zyrtarëve, Lleshaj doli dhe tha se nuk ishte në dijeni. Por si mund të mos ishte në dijeni kur shkoi dhe paditi PD-në. Si ka mundësi që nuk di gjë as ministri, as zv.ministri apo dhe zyrtarët?

Ne po i kërkojmë kësaj prokurorie që duhet të shoh më seriozisht dhe të hyjë më thellë brenda unazës së Tiranës, në institucionet për të rëndësishme. SPAK për gjithë këtë që u bë në drejtësi, s’mund të kapë ‘një peshk’ që qenka korruptuar me peshk.

Ne e inkurajojmë, por s’duhet vetëm kaq. S’duhet të rrish t’i në nivel të një kryetari bashkie, apo zëvëndësministri. Korrupsioni në Shqipëri është më i thellë se kaq. SPAK nuk është në nivelet e tij nëse nuk futet më tej. Misioni është më i madh. Megaaksioni duhet të nis nga lart, që është kryeministri Rama, koka e qelbur e peshkut të madh”, tha Gjata.

Të fundit