Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita e vendosur, njofton protestën e radhës (Ora)

Opozita e vendosur, njofton protestën e radhës (Ora)

“Qëndresa vazhdon”, ky është njoftimi më i ri i ardhur nga selia blu, teksa është paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme në orën 17:30, tek ‘rruga e Salës’.

Te nderuar anetar te KK, qëndresa vazhdon!

Neser e enjte ora 17.30, por dhe ditët ne vazhdim, te jemi tek rruga e Doktorit.

Pjesemarrja e domosdoshme!

Falenderime per sot”

Protesta e nesërme  është vazhdimi i protestës së sotme ku qytetarët u mblodhën poshtë shtëpisë së kreut të opozitës, Sali Berisha .

Berisha, i cili prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie ka dalë sot para mbështetësve të tij, që ishin mbledhur poshtë pallatit.

Në fjalën e tij nga dritarja e shtëpisë, Berisha u bëri thirrje mbështetësve që të vazhdojnë aksionin me mosbindje civile, pasi sipas tij nuk ka gjë më të rëndësishme se përmbysja e Edi Ramës.

Të fundit