Flash News

Ditari i Opozitës

“Opozita është në ditën më të zezë”, Berisha kundër Bashës: Nëse do isha kryetar i PD, do të bojkotoja zgjedhjet e 25 prillit

“Opozita është në ditën më të

Ish kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha ka kritikuar situatën në të cilën gjendet opozita dhe qëndrimet që ka mbajtur në raport me postzgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në Eruoneës Albania, Berisha tha se opozita është në ditën më kritike të saj. Sipas tij, opozita duhej të penalizonte shumë më tepër Ramën për atë që e quan masakër zgjedhore në mënyrë që ndërkombëtarët të shtonin se këto zgjedhje si në 2001 nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve.

“Opozita është në ditën më kritike të saj. Se e fillon jetën këtë vit parlamentar me humbjet e treta në zgjedhje. Është hera e parë në historinë e pluralizmit, me 60 mijë vota më pak se në 2013, në kushte kur përqendrimet e deritanishme që u mor me veten e saj, nëse opozita nuk gjen forma modalitete veprimtarish aktivitetesh, Rama në zgjedhjet e radhës do dyfishojë masakrën zgjedhore sepse opozita duhej të penalizonte shumë më tepër Ramën për atë që e quan masakrën zgjedhore se ajo që ndodhi në mënyrë që ndërkombëtarët të thonin ato që thanë, por të shtonin e këto zgjedhje si në 2001 nuk shprehin vullnetin e shqiptarëve”, tha Berisha.

Sipas ish kryeministrit nëse do ishte kryetar i PD nuk do merrte pjesë ne zgjedhje, pas skandalit të patronazhistëve të PS.

“Opozita kishte përgjegjësitë e veta në zgjedhje, por në 30 vite nuk më ka shkruar asnjëherë të bojkotoj zgjedhjet. Por kur doli një milion të dhënat personale të kisha qenë kryetar partie jo në rrethanat e djegies së mandateve në ato zgjedhje nuk merrja pjesë. Basha mori pjesë dhe nuk bëri gabim që mori se kishim dalë jashtë sistemit parlamentar.

E them se kaq të rëndë e konsideroj sistemin e patronazhistëve. Opozitës i humbi ky rast se u mor me vete”, deklaroi Berisha.

Të fundit