Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Opozita nuk e ka të domosdoshëm Berishën dhe Metën", Kadilli: E pafalshme që jemi në pozicion anti-amerikan dhe Rama pro-amerikan

Anëtari i Kryesisë së PD-së Fatbardh Kadilli shprehet i prerë se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të distancohet nga Partia Demokratike, pas deklaratës së Ambasadores së ShBA-së Yuri Kim, ku i kërkoi kryedemokratit Lulzim Basha përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar demokrat.
Kadilli thotë se PD duhet të jetë e pastër dhe të shkëputet nga trashëgimia e saj, pasi sipas tij, nuk është vetëm krenari, por ka edhe problematika. Ai shton më tej se Basha duhet të mbajë qëndrim dhe përgjegjësi, pasi sipas tij, nuk është korrekte që qëndrimin e mban ish-kryetari që ka 8 vite që nuk është kryetar. Sipas Kadillit, Basha dhe Berisha janë viktima të njëri-tjetrit.
Kadilli e cilëson si të pafalshme dhe të turpshem për PD-në që sot të jetë në pozicion anti-amerikane, dhe Rama i partisë komuniste të jetë pro-amerikan
Ai shton se tashmë duhet një opozitë e re e cila nuk e ka të domosdoshme Berishën dhe Metën, pasi si me apo pa ish-liderin demokrat do të ketë PD sërish.
“Çështja është shumë komplekse, përfshin emocione, qëndrime politike. Ajo çfarë i ka munguar PD është mungesa e qartësisë së lidershipit për të krijuar një opozitë të re larg lidershipit të vjetër. Të kemi një opozitë të re ndaj çdo trashëgimi që na mban peng. Është një situatë aspak e këndshme për çdo demokrat apo shqiptar. Asnjë demokrat nuk ndihet mirë për shpalljen non-grata të Berishës. Duhet të kishim qartësi. Arrijmë në pikën që të vijë në formë presioni kërkesa dhe mos ketë kurajo lideri i sotëm dhe të bëjë sikur çështja nuk ekziston, është e turpshme. Do të jetë e turpshme të bëjë gjeste sakrifikimi për karrigen e tij.
E kam thënë dhe pak më parë, ne nuk duhet të arrinim në këtë situatë. Duhet të gjejmë kurajon për tu shkëputur nga trashëgimia që nuk është vetëm krenari, por ka dhe problematika. Çdo shqiptar ndihet keq që ish-kryeministri, ish-Presidenti të jetë në këtë situatë të përmbysur. Është investim i SHBA, e mbaj mend vitin 1991. Pashko e Berisha ishin të preferuarit e SHBA. Berisha nuk e ka çliruar asnjëherë PD nga hija e vet. Ka mbajtur në pushtet z.Basha. Dukshëm edhe kësaj radhe, herët e tjera ka qenë më në distancë. Basha e Berisha janë viktima të njëri-tjetrit. Unë dua lidership, dua që shqiptarët të kenë lidership. Sot PD është në ditën më të keqe. Berisha mund ta ndjekë ligjërisht e politikisht, por politikisht nuk është më përgjegjësi. Duhet të flasin institucionet e partisë. Institucion është vetëm kryetari, Kryesi s’ka, grupi parlamentar nuk është mbledhur. Nuk është korrekte që qëndrimin e mban ish-kryetari që ka 8 vite që nuk është kryetar.
Nuk e pranoj dot që të jemi për herë të tretë në opozitë dhe mos kemi shikimin për një opozitë të re të shkëputur nga tradita e keqe, e pafalshme për PD që sot jemi në këtë pozicion anti-amerikane, dhe Rama i partisë komuniste të jetë pro-amerikan.
Është një investim 5-6 vjeçar me fërkime të vogla dhe tani erdhëm këtu. E turpshme që sot të jemi në këtë pozicion. Nuk shpjegohet kjo me George Soros dhe partinë e majtë. Është 100% faji i Bashës, madje edhe Berisha është për faj të Bashës. Në Kuvendin Kombëtar kam qenë i pastër. Duhet PD e pastër nga trashëgimia jonë.
Nuk mund të luftojmë krimin e korrupsionin pa qenë aleat me institucionet e drejtësisë. Nëse ne themi gjërat troç, gjërat troç kanë këtë emër. Të jemi aleat serioz me ndërkombëtarët. SHBA ka peshë të madhe në krijimin dhe ardhjen në pushtet të PD. Unë për vete gjithmonë kam qenë në linjë me interesin e Shqipërisë që është dhe në linjën e SHBA.
Dëmi më i madh që i ka ndodhur PD këto ditë, mbështetësit fanatikë të Berishës janë kthyer në anti-amerikanë. Berisha do fanatikë dhe jo që e respektojnë. Ky është dëmi më i madh. Ka dhe një dëm të dytë, është një mazhorancë e dytë që nuk kupton që duhen marrë fatet e PD në duar, për të marrë fatet e Shqipërisë.
Nuk mund ta bëjmë këtë duke adhuruar liderin dhe ish-liderin. A ka lidership? A ka kurajo ta bëjë? Lideri nuk e bën. Anëtarët e Kryesisë duhet të kishin folur dje, jo sot. Të kishin kurajo. Jo në tavolina e në sms. Duhet parë nga e ardhmja. Jemi 30 vite demokraci, 46 vite mbeti komunizmi. Ne akoma ngelemi në ngërçin e 8 dhjetorit.
Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona. Duhet të na pëlqejë Reforma në Drejtësi, edhe kur nuk na interesojnë vendimet e Gjykatave, jo vetëm kur na interesojnë.
Ne duhet të ripropozojmë PD si partner. Jo kur kryetari apo ish-kryetari komandon, por kur ka garë. Unë e shoh shpresën tek PD. PD është plotësisht e aftë, ka kapacitete njerëzore, moral të jashtëzakonshëm, por dueht të prevalojë morali, jo adhurimi. Sistemi demokratik nuk është vetëm ëngjël, ka ëngjëj dhe djaj. Rotacioni është magjia e këtij sistemi. Kemi mbytur frymën dhe nervin e konkurrencës. E djathta ka vetëm një filozofi, të jetojë në liri. Po të bëhemi ne të fortë e të vërtetë, frymëzues, të jemi vetvetja e largojmë Edi Ramën.
Basha duhet të ishte lider, të merrte përgjegjësi. Mos bëhet dëshmitari i heshtur i historisë. Në shoqërinë shqiptare ekzistojnë fanatikë dhe adhurime, edhe në PD ka numër të konsiderueshëm që janë të lidhur me Berishën. Shumica e madhe e demokratëve , shumica e atyre që votojnë janë për PD. Do ketë PD edhe nëse nuk është Berisha, do të ketë. Njerëzit do të guxojnë të mendojnë edhe përtej Berishës apo Bashës.
PD nuk është klub fanatikësh. Kemi detyrimin për një propozim të ri, 100% të ndryshëm. Partner serioz në radhë të parë me veten, qytetarin dhe partnerët ndërkombëtarë.
Unë kam mësuar vlerat perëndimore, jo marrëdhëniet. 31 vjet në demokraci, 46 nuk i bëri komunizmi. Kemi ende kriza. Që të ketë adhurues e fanatikë të Berishës, kur ka ende të Enver Hoxhës, atëhere po të ketë të Berishës.
Opozita e re nuk e ka të domosdoshëm Berishën e Metën. Por i del Ramës dhe e shkul nga aty ku është.” -tha Kadilli në News 24.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38