Flash News

Ditari i Opozitës

"Opozita po politizon çështjen e pandemisë", Basha i kthehet Manastirliut: Po pse ça të bëj unë, do mbyll gojën? Ik dhe bëj detyrën se duhej të jepje dorëheqjen

"Opozita po politizon çështjen e pandemisë", Basha i
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, dhe kreu i PD, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas deklaratës së Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se opozita po politizon çështjen e pandemisë.

“Po pse ca do bëj unë, do mbyll gojën ndërsa shqiptarët vdesin trotuareve. Kë bind ajo me sulmet ndaj opozitës? Të shkoj dhe të bëj detyrën e vetë. Po të kishte një fije integriteti do të jepte dorëheqjen”, tha Basha teksa theksoi se është detyra e opozitës për të mbrojtur interesin publik.

Manastirliu e nisi fjalën e saj në kuvend duke akuzuar opozitën se po politizon çështjen...

“Po pse ca do bëj unë , do mbyll gojën ndërsa shqiptarët vdesin trotuareve. Do duartrokas propogandën e mashtruesve dhe hajdutëve? Po sigurisht që do mbroj interesin publik. Opozitat prandaj ekzistojnë. Opozita është armiku këtu?! Opozita i mori paratë e qytatarëve dhe i çoi tek plehrat në vend që të blej taponet. Opozita ka 5 javë... Iu jam lutur. Keni qenë me mua në Elbasan kur i kam thënë ‘të lus, zbatoje planin me 5 pika’.

Po kur janë kapur me presh në duar duke vjedhur me mafjen e plehrave, dhe i lënë njerëzit të vdesin rrugëve në trotuar, dhe i lë mjekët në pikën e dëshpërimit, siu ngelet gjë surratsësëve veçse të ngrenë gishtin nga opozita.

Pse, ne e kemi fajin për këtë situatë? Apo të mbyllim gojën edhe ne para kësaj hajdutërie kriminale terrorizmi shtetëror.

Kë bind ajo me sulmet ndaj opozitës? Të shkoj dhe të bëj detyrën e vetë. Po të kishte një fije integriteti do të jepte dorëheqjen, sepse ka testimet më të ulëta në Evropë.

Të jepte dorëheqjen kur vdiq Lutfi Çekiri, po të kishte integritet. Por janë një bandë hajdutësh, që vjedhjedhin paratë e shqiptarëve në kohë pandemie, sa me tendera sekret, sa me maska të skaduara apo i keni harruar.

Dhe tani që kanë 6 muaj që s’kanë marrë asnjë masë, thonë e paska fajin opozita. për çfarë e ka fajin opozita? Fajin e ka opozita, fajin e ka media. Vetëm hajdutët nuk e kanë fajin asnjëherë”, tha Basha.

Ndërkaq, i pyetur se nëse kishte prova për deklaratat e tij se "qeveria po fsheh shifrat e COVID, për të infektuarit edhe viktimat", do t'i çonte ato në SPAK, Basha tha se kjo nuk është e nevojshme. Kryedemokrati i bëri thirrje SPAK të nis menjëherë hetimet.

“SPAK s’ka nevojë t’i coj unë faktet, më thoni kush prej jush nuk ka dëgjuar për raste infektimesh që nuk raportohen nga qeveria dhe raste vdekjesh? S’kam ndërmend të fshihem pas gishtit apo të lejoj SPAK të fshihet pas gishtit. Paratë po vidhen, shëndetësia është në kolaps. Të hapin gojët ose të hapin kraun se s’janë aty për të përpirë taksat e shqiptarëve”, tha Basha.

Të fundit