Flash News

Ditari i Opozitës

Oraret dhe largësia, Vokshi denoncon problematikat në shkolla: Prindërit janë detyryar të lënë punët

Oraret dhe largësia, Vokshi denoncon problematikat në shkolla:

Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar për oraret e papërshtatshme dhe largësinë me të cilat po përballen nxënësit, por edhe prindërtit, që jabë detyruar të lënë punët për të ndjekur fëmijët.

Në një deklaratë për mediat nga ministria e Arsimit në Tiranë, Vokshi tregoi situatën, ndërsa u shpreh se qeveria ka dështuar të sigurojë masat e duhura për një mbarëvajtje më të mirë të mësimit.

Deputetja shtoi se problemi kryesor është korrupsioni dhe fakti që qeverisja aktuale nuk e ka prioritet arsimin. Sipas saj, situata nuk do të përmirësohet, pa u larguar kjo qeveri.

“Jam kontaktuar me dhjetëra prindër të cilët janë detyruar të lënë punët e tyre paradite se duhet të mbajnë fëmjijët që nuk mund të shkojnë në orare të zakonshme në mësim.
Në orët e vona të pasdites, prindër të detyruar të presin fëmijët që dalin nga mësimi shumë të lodhur, prindër që sjellin më pak të ardhura në familje se kanë lënë punët se qeveria ka dështuar të sigurojë masat e duhura për një mbarëvajtje më të mirë të mësimit.

Jam kontaktuar nga disa prindër, që vetëm ditën e aprë janë gjendur përballë një vendimi që fëmijët s’do mësojnë më në shkollën Mihal Grameno, por në një shkollë në Sauk, disa kilometra larg vendbanimit të tyre.

Ajo cka është më e trishtë është që në fshatra nuk kanë mbetur më fëmijë dhe shumë shkolla janë mbyllur. Problemi i kësaj qeverie është korrupsiomi, e më së shumti urrejtja që ka ndaj edukimit, arsimit. E dimë që kjo situatë nuk do përmirësohet sa kohë në krye të këtij vendi kjo qeveri mendon si të zhvasë paratë e arsimit e t’i fusë në xhepat e saj. Na duhet të gjithë së bashku të gjejmë forcë e të largojmë qeverinë armike me dijen”, tha Vokshi.

Të fundit